LAJMI I FUNDIT:

Borxhin prej 265 milionë dollarëve, Kuba dëshiron ta paguajë me rum (Foto)

Borxhin prej 265 milionë dollarëve, Kuba dëshiron ta paguajë me rum (Foto)

Michael Zurovec, zëdhënës i Ministrisë së Financave në Çeki, ka thënë se zyrtarët e Havanës zyrtare i kanë ofruar rum në vlerë të 265 milionë euro.

Këtë shumë të parave, Kuba ia ka borxh Republikës Çeke, që nga koha e luftës së ftohtë, kur të dyja shtetet ishin pjesë e një blloku komunist, transmeton Telegrafi.

Meqenëse nuk ka mundësi ekonomike për të paguar në mënyrë monetare, është ofruar pija e famshme dhe e popullarizuar në mbarë botën, që prodhohet nga ky vend.


Rum në këmbim të 265 milionë eurove

Po që se aprovohet ky propozim ‘alkoolik’, çekët përmbushin nevojat e rumit për pothuajse tërë shekullin.

Zyra e Statistikave ka bërë të ditur, se vetëm gjatë vitit të kaluar, ky vend evropian ka importuar nga Kuba, rum në vlerë të afro dy milionë eurove. Megjithatë, më shumë preferojnë të marrin paratë që i përkasin, se sa pijen e parapëlqyer.

Ndryshe, Korea e Veriut iu kishte ofruar para një kohe, që të paguante një borxh prej dhjetë milionë eurove, me anë të produkteve të krijuara nga xhenxhefili. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Ky cjap ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness

Ky cjap ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness

Fun
Nëna filmoi mënyrën qesharake se si djali i saj ha djathë - videoja bëri të qeshnin shumë njerëz

Nëna filmoi mënyrën qesharake se si djali i saj ha djathë - videoja bëri të qeshnin shumë njerëz

Fun
Kuajt në miniaturë bëhen virale - shihni rutinën e tyre të mbrëmjes

Kuajt në miniaturë bëhen virale - shihni rutinën e tyre të mbrëmjes

Fun
Sekretari amerikan i Mbrojtjes vizaton në krah fjalë arabe

Sekretari amerikan i Mbrojtjes vizaton në krah fjalë arabe

Interesante
XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

Arriti të “përvidhet” dhe të futet në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, Shërbimi Sekret e gjen djalin e vogël – pamjet bëhen virale

Arriti të “përvidhet” dhe të futet në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, Shërbimi Sekret e gjen djalin e vogël – pamjet bëhen virale

Interesante
Kalo në kategori