LAJMI I FUNDIT:

Borrell bën thirrje për unitet më të madh brenda BE-së

Borrell bën thirrje për unitet më të madh brenda BE-së

Kreu i diplomacisë evropiane Josep Borrell u ka bërë sot thirrje vendeve anëtare të BE-së që të përmirësojnë unitetin dhe të zhvillojnë partneritete.

Borrell, në mbledhjen e parë të Këshillit të BE-së që ai kryeson, deklaroi se në vend që të mbajë fjalime të gjata, ai i shkroi një letër drejtuesve të diplomacisë dhe ministrave të mbrojtjes së vendeve anëtare të BE-së.

“Unë shpjegova qëllimet kryesore dhe metodologjinë e punës për të përmirësuar unitetin dhe zhvillimin e partneriteteve, sepse ne vetëm nuk mund të zgjidhim shumë probleme, nga ndryshimi i klimës deri te migrimi,” tha ai.


Josep Borrell mori postin e ri të ministrit të Jashtëm të BE-së më 1 dhjetor, kur ai mori presidencën e Këshillit të BE nga Federica Mogherini.

Në takimin e tyre të parë të kryesuar nga Josep Borrell, ministrat e Jashtëm të BE diskutuan për situatën në Libi dhe Bolivi, marrëveshjen bërthamore me Iranin, marrëdhëniet BE-Afrikë dhe të drejtat e njeriut. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Bosnja
Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Amerika
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Evropa
Trump tregon mënyrën më të lehtë për tu bërë shtetas amerikan

Trump tregon mënyrën më të lehtë për tu bërë shtetas amerikan

Amerika
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori