LAJMI I FUNDIT:

Boris Johnson bën thirrje që Rusisë t’i bllokohet qasja në SWIFT

Boris Johnson bën thirrje që Rusisë t’i bllokohet qasja në SWIFT

Kryeministri britanik Boris Johnson ka bërë thirrje për t’i dhënë fund përfshirjes së Rusisë në SWIFT, shërbimi i sigurt i mesazheve që lehtëson pagesat midis 11 mijë institucioneve financiare në 200 vende, në një akt mbështetjeje ndaj Ukrainës.

Çfarë është SWIFT-i dhe pse mund të jetë një "opsion bërthamor" kundër Rusisë
Lexo po ashtu Çfarë është SWIFT-i dhe pse mund të jetë një "opsion bërthamor" kundër Rusisë

“Ne po bëjmë thirrje për t’i dhënë fund përfshirjes ruse në SWIFT”, tha një përditësim i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën, të cilin Boris Johnson e publikoi në Twitter.

Bashkimi Evropian është i ndarë në lidhje me kërkesën ukrainase që ky shërbim t’i ndalohet Rusisë.


Në një video-mesazh për ukrainasit më herët të shtunën, presidenti i vendit Volodymyr Zelensky tha se shumica e anëtarëve të BE-së tani mbështesin vendosjen e sanksionit të ri, por i bëri thirrje Gjermanisë dhe Hungarisë të bëjnë të njëjtën gjë.

Ukraina bëri thirrje që Rusia të hiqet nga SWIFT pasi presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi një pushtim të enjten. Thirrja nga Kievi u mbështet nga Lituania, Estonia, Letonia, Qipro dhe Mbretëria e Bashkuar, por vendet e tjera evropiane rezistuan.

Diplomacia ukrainase po funksionon - Qipro nuk do të del kundër propozimit të bllokimit të SWIFT-it për Rusinë
Lexo po ashtu Diplomacia ukrainase po funksionon - Qipro nuk do të del kundër propozimit të bllokimit të SWIFT-it për Rusinë

Kancelari gjerman Olaf Scholz është vënë nën kritika për mos mbështetjen e masës, për të cilën qeveria tha se do të kërkonte përgatitje të kujdesshme.

Heqja e Rusisë nga SWIFT do ta bënte shumë më të vështirë për institucionet financiare dërgimin e parave brenda ose jashtë vendit, duke shkaktuar një tronditje të papritur për kompanitë ruse dhe klientët e tyre të huaj – veçanërisht blerësit e eksporteve të naftës dhe gazit në dollarë amerikanë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Evropa
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Pete Hegseth vazhdon të reduktojë stafin, largon 5400 punonjës të Pentagonit

Pete Hegseth vazhdon të reduktojë stafin, largon 5400 punonjës të Pentagonit

Amerika
Kalo në kategori