Nga: Salman Rushdie
Përktheu: Bajram Karabolli
Në historinë e njerëzimit, e shenjta ka qenë gjithmonë një mënyrë për të heshtur njerëzit. E shenjta do të thotë: “Ne e tregojmë historinë, jo ju”. Dhe, nga ideja e së shenjtës vijnë inkuizicionet, ajatollahët dhe gjithë ato gjëra.
Toka nën këmbët tuaja është një roman i parespektueshëm, sepse privilegjon fjalën e individit, autorit të librit, mbi zërin e të tjerëve. Rilexojmë libra dhe na duken interesante, sepse në to dhe në veprat e artit gjejmë zërin e krijuesit, i cili i përket vetëm atij. Askush tjetër nuk e zotëron atë: asnjë parti politike ose grup interesi, asnjë ideologji … Bëhet fjalë për një individ i cili thotë: “Unë mendoj se kjo është kështu, çfarë mendoni? Secili lexues mund ta pranojë ose refuzojë atë. Kur lexoni një libër dhe mendoni se nuk ia vlen, lëreni, sepse nuk ka asgjë të keqe”.
Si student universiteti, shkova një herë në një librari në Kembrixh dhe gjeta një kopje të Fiksioneve të Horhe Luis Borhesit (Jorge Luis Borges). Ishte e vetmja kopje e disponueshme në anglisht. Mora librin nga tavolina dhe pas një ore vazhdoja ende ta lexoja në këmbë. Nuk mund të ndaloja së lexuari. Ishte sikur dikush të kishte hapur ca dyer magjike në mendjen time dhe unë mund të vizitoja vende ku nuk mendoja se ishte e mundur të shkoja. Papritmas, shitësi m’u afrua dhe më pyeti: “A do ta blesh librin?” Në fakt po mendoja ta vidhja, por e bleva.
Nëse je me fat, librat ndonjëherë hapin dyer magjike në mendjen tënde dhe të çojnë në vende të reja. Këtë gjë bëri Borhesi me mua, ndërkohë që zëri i tij i përkiste vetëm atij, askujt tjetër. Ishte një zë i rrallë, i fuqishëm dhe befasues, ashtu siç e duam prej shkrimtarëve tanë. Ne duam që ata të jenë vetvetja dhe jo shërbëtorët e dikujt tjetër. Kjo është mënyra. Pastaj, autori mund ta ketë parasysh ose jo mendimin e lexuesve, për atë nëse është i mirë, i përshtatshëm dhe i respektueshëm apo jo. Por, detyra e autorit është të përpiqet të thotë atë që ka për të thënë, në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo është ajo që në fund u ofron lexuesve; gjithçka tjetër varet prej tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Aktori Armond Morina detyrohet t'i paguajë 100 mijë euro Ministrisë së Kulturës

Djali i Fadil Hoxhës, Sharri, ndër të parët ka shkruar parullën: Kosova Republikë!

Vrasja në pusi e Isa Boletinit, nga 80 xhandarë serbë e malazezë

Hakmarrja e Mustafa Krujës për vrasjen e Luigj Gurakuqit: E kthen vrasësin nga Italia në Shqipëri, të vdesë ngadalë - duke vuajtur!

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

GJUHA SHQYPE

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës