LAJMI I FUNDIT:

Bordi i AKP-së mbi 2000 euro për një mbledhje

Bordi i AKP-së mbi 2000 euro për një mbledhje

Kryetari dhe anëtarët e Bordit në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) vetëm për një mbledhje marrin më shumë se 2000 euro në muaj. Gjatë vitit që lamë pas për 17 mbledhje të mbajtura kryetari i Bordit të AKP-së ka marrë më shumë se 38 mijë euro, ndërsa anëtarët e Bordit më shumë se 34 mijë euro.

Petrit Gashi, kryesues i Bordit në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), për vetëm një mbledhje gjatë vitit që lamë pas ka marrë 2276 euro, derisa anëtarët e Bordit të AKP-së kanë marrë 2000 euro.

Duke u bazuar në të dhënat e deklaruara në Agjencinë Kundër Korrupsioni (AKK) shihet se mëditja e kryesuesit të Bordit është gati edhe një herë më e lartë sesa paga mujore e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, e cila është rreth 1500 euro.


Në formularët e AKK-së, Gashi ka vetëdeklaruar se brenda një viti nga AKP-ja merr 38700 euro, derisa anëtari i Bordit në këtë institucion Bajram Zejnullahu ka deklaruar se të hyrat e tij, vjetore nga AKP-ja janë 34200 euro.

AKP-ja nuk ka dhënë detaje për pagesën e kryesuesit dhe të anëtarëve të Bordit, por ka dhënë informacione të përgjithshme.

Zëdhënësi i AKP-së, Ylli Kaloshi ka treguar se Bordi i Drejtorëve ka dy anëtarë nga tetë sa ka pasur.

“Bordi i Drejtorëve i AKP-së aktualisht i ka me mandat dy anëtarë nga tetë sa ka në përbërje sipas Ligjit të AKP-së. Me mandat ligjor aktualisht janë kryesuesi i Bordit të Drejtorëve Petrit Gashi dhe zëvendëskryesuesi i Bordit Bajram Zejnullahu. Këta kanë mandat deri më datën 16 dhjetor 2018”, thuhet në përgjigjen me shkrim të AKP-së. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Ekonomi
Kalo në kategori