Mënyra më e mirë për të pasur një jetë të shëndetshme është duke i parandaluar sëmundjet e ndryshme.

Për t’i parandaluar sëmundjet ne duhet të bëjmë një stil të shëndetshëm të jetesës, të ushqehemi mirë dhe të jemi aktivë fizikisht, transmeton Telegrafi.


Më poshtë e keni një recetë të një pije të shëndetshme e cila është e mbushur me vitamina dhe që ju ndihmon t’i parandaloni shumë sëmundje, por edhe jua rritë disponimin.

Përbërësit:

- 1 mollë
- Spinaq
- 1 pjeshkë
- 1 limon i gjelbër
- 1 rrënjë seleni
- ¼ kastravec i freskët
- Pak ujë

Përgatitja:

Në një blender i vendosni të gjithë përbërësit, bashkë me ujë, dhe i përzieni mirë.

Pasi ta keni përgatitur, pijen duhet ta konsumoni në stomak të zbrazët dhe rekomandohet 30 minuta para aktiviteteve fizike. /Telegrafi/