LAJMI I FUNDIT:

Bolivia ndërpret lidhjet me Izraelin, Kolumbia dhe Kili tërheqin ambasadorët – shkak, sulmet në Gaza

Bolivia ndërpret lidhjet me Izraelin, Kolumbia dhe Kili tërheqin ambasadorët – shkak, sulmet në Gaza

Bolivia tha të martën se kishte ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin për shkak të sulmeve të saj në Rripin e Gazës, ndërsa fqinjët Kolumbia dhe Kili tërhoqën ambasadorët e tyre në vendin e Lindjes së Mesme për konsultime.

Të tri vendet e Amerikës së Jugut kritikuan sulmet e Izraelit në Gaza dhe dënuan vdekjen e qytetarëve palestinezë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Bolivia “vendosi të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me shtetin izraelit në shenjë mohimi dhe dënimi të ofensivës ushtarake agresive dhe disproporcionale izraelite që po ndodh në Rripin e Gazës”, tha zëvendësministri i Jashtëm, Freddy Mamani në një konferencë për shtyp.


Para dhe pas bombardimeve – imazhe satelitore që tregojnë shkatërrimin në Gaza
Lexo po ashtu Para dhe pas bombardimeve – imazhe satelitore që tregojnë shkatërrimin në Gaza

Të tri vendet bënë thirrje për një armëpushim, me Bolivinë dhe Kilin që po shtyjnë për kalimin e ndihmave humanitare në zonë dhe duke akuzuar Izraelin për shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Presidenti kolumbian Gustavo Petro i quajti sulmet një “masakër ndaj popullit palestinez” në një postim në rrjetin e mediave sociale X, i njohur më parë si Twitter.

Vende të tjera të Amerikës Latine, si Meksika dhe Brazili, kanë bërë gjithashtu thirrje për një armëpushim.

“Ajo që kemi tani është marrëzia e kryeministrit izraelit, i cili dëshiron të zhdukë Rripin e Gazës”, tha presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva të premten.

Autoritetet shëndetësore të Gazës thonë se 8,525 njerëz, duke përfshirë 3,542 fëmijë, janë vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori.

Mbi 20,000 të plagosur në Gaza pa qasje në kujdesin shëndetësor - thonë Mjekët pa Kufij
Lexo po ashtu Mbi 20,000 të plagosur në Gaza pa qasje në kujdesin shëndetësor - thonë Mjekët pa Kufij

Ndërsa zyrtarët e OKB-së thonë se më shumë se 1.4 milion nga popullsia civile e Gazës prej rreth 2.3 milion kanë mbetur pa strehë.

Ushtria izraelite ka akuzuar Hamasin e mbështetur nga Irani, i cili qeveris territorin e ngushtë bregdetar, për përdorimin e ndërtesave civile si mbulesë për luftëtarët, komandantët dhe armatimin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Amerika
Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Evropa
Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Amerika
Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Evropa
JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Evropa
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Kalo në kategori