LAJMI I FUNDIT:

Bojken Abazi: Për Vetëvendosjen, 17 shkurti i vitit 2008 ishte një hap para e dy mbrapa (Video)

Bojken Abazi: Për Vetëvendosjen, 17 shkurti i vitit 2008 ishte një hap para e dy mbrapa (Video)

Bojken Abazi, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria ka rrëfyer për jetën dhe karrierën e tij në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini.

Abazi thotë se dëshira e tij për t’u anëtarësuar në Vetëvendosje, ka filluar krejt rastësisht kur ai ishte befasuar nga një fjalim i Albin Kurtit në televizion.

Ai më pas thotë se kontaktet e para me organizatën kanë filluar në kohën kur aktivistët nga Kosova po  diskutonin në Tiranë për Pakon e Ahtisarit.


Abazi thotë se qysh nga shkolla e mesme kishte kontakte me shqiptarët e Kosovës, por periudha e luftës e lidhi edhe më shumë me bashkëkombësit e tij kur në shtëpinë e tij strehoi familjen nga Kosova, transmeton Telegrafi.

Aktivisti tregon se në vitin 2010 është vendosur në Prishtinë, ndërsa familja e tij jeton në Tiranë.

Duke folur për 17 shkurtin e vitit 2008 kur Kosova shpalli Pavarësinë, Abazi thotë se për Lëvizjen Vetëvendosje ai akt ishte një para, por dy mbrapa.

“Ajo shpallje ka pasur disa probleme. Lëvizja Vetëvendosje e kishte quajtur Pavarësinë, një hap para, dy hapa mbrapa sepse lidheshin me Planin e Ahtisarit dhe decentralizimin mbi baza etnike, që edhe sot po ja shohim sherrin. Atë ditë ishte hedhur një lloj baze që kishte thelluar ndarjen mes shqiptarëve dhe pakicës serbe dhe i ka bërë më tepër të lehtë Beogradit që të ndikojë qoftë politikisht apo ekonomikisht në Kosovë. Ky ka qenë shqetësimi ynë [si Vetëvendosje] për Pavarësinë e Kosovë”.

Për flamurin e shtetit të Kosovës, Abazi ka thënë se atij nuk i ngjallë ndonjë emocion pozitiv apo negativ, por ai flamur, sipas tij, nuk përfaqëson popullin e Kosovës.

“Së paku flamuri duhej të hidhet në votë. Ka shumë argumente se edhe Kosova mund të mbante flamurin Kuq e Zi”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori