Limuzina që është një hibrid i elektrifikuar, tashmë ka dukje edhe më të mirë

Prej se është lansuar para dhjetë vitesh BMW 7 Series, nuk ka pasur ndonjë ndryshim të madh në dukjen që është konsideruar mjaft e rëndomtë, transmeton Telegrafi.


Në gjeneratën e fundit të këtij sedani, janë përdorur elemente nga M Spor si dhe pakoja Individual Shadow Line, duke ia ndryshuar pamjen në mënyrë më pozitive.

Imazhet e shpërndara, e tregojnë një BMW shumë elegante në ngjyrë të bardhë si perlë, derisa rrotat dhe grilli janë të lyera me të zezë.

Nën kapakun e këtij BMW 7 M Sport, është motori prej 3.0 litra me 594 kuaj fuqi, që shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në arë e arrin për 5.2 sekonda. Kalimi në pjesën elektrike, i mundëson autonomi prej 60 kilometrave. /Telegrafi/

BMW foto 2

BMW foto 3

BMW foto 4

BMW foto 5

BMW foto 6

BMW foto 7