LAJMI I FUNDIT:

Blu-ray playeri më i hollë

Blu-ray playeri më i hollë

Edhe Samsung në panairin e elektronikës shpenzues CES për diçka do të jetë kompania ”më e..” me playerin e saj Blu-ray prej gjithsej 29 milimetrash.

Në panairin e radhës CES prodhuesit po përgatiten për gjërat “më të… diçka”. Pasi që dje u raportuam se kompania LG do të ketë televizorin më të hollë 3D, Samsung njofton se do të ketë playerin më të vogël Blu-ray.

Mirëpo, pos që do të jetë playeri më i hollë Blu-ray në panair, ky model i Samsungut do bart këtë titull edhe në nivelin global.


Trashësia e pajisjes është gjithsej 23 milimetra, e do të vjen në shtëpizë metali e cila do të mund të montohet në mur. Në të njëjtën kohë, pajisja do të mbështesë shndërrimin e përmbajtjeve 2D në 3D, thekson prodhuesi, dhe se do të ketë mbështetje për qasje në YouTube, Facebook e Twitter.

Pajisjet Blu-ray të Samsung nga viti në vit vetëm sa po “t’hollohen”. Para dy vitesh pajisja me e hollë e këtij lloji nga kompania ka pasur trashësi prej 39 milimetrash, derisa këtë vit trashësia e playerit më të hollë ka qenë 29 milimetra. Ky i fundit do të duhej të del në treg gjatë shkurtit në tregun korean. Të dhënat mbi datat e sakta të lansimit në pjesët tjera të botës do të zbulohen në panairin CEC. /Telegrafi/