Përfundon protesta e bizneseve në Prishtinë, kërkohet një afat kohor për daljen në treg të lirë të energjisë elektrike
29/05/2025 • 09:45

Postet:
Mbylle
- 29/05/2025 12:01-Përfundon protesta e bizneseve në Prishtinë
- 29/05/2025 11:44-Tregu i lirë energjetik, biznesmeni Mustafa: Me këto çmime e pamundur të konkurrojmë me prodhuesit në rajon
- 29/05/2025 11:10-Bllokimi i rrugës në hyrje të Prishtinës nga Fushë Kosova
- 29/05/2025 10:19-Rafuna: Do të rriten çmimet e produkteve dhe shërbimeve e do të zvogëlohet prodhimi
- 29/05/2025 10:06-Nis protesta e bizneseve, pamje nga bllokimi i hyrje-daljeve të Prishtinës
- 29/05/2025 09:54-Rafuna: Me protestë po mbrojmë bizneset dhe qytetarët
- 29/05/2025 09:49-Jep mendimin nëpërmjet votës...
- 29/05/2025 09:48-“Bllokimi i pjesshëm i disa rrugëve”, policia me njoftim lidhur me protestën e paralajmëruar për të enjten në Prishtinë
Nga ora 10:00 deri në ora 12:00, bizneset kanë protestuar në Prishtinë për shkak të pakënaqësive lidhur me procesin e daljes në tregun e lirë të energjisë elektrike.
Protesta është zhvilluar në këto pika kryesore, ku edhe ishin vendosur kamionë të shumtë.
Policia e Kosovës ka qenë pranishme në terren për të siguruar rendin dhe sigurinë publike, si dhe për të menaxhuar trafikun dhe riorientuar automjetet drejt rrugëve alternative.
- Veterniku – hyrja për në qytet
- Rrethi te Kazerma – drejtimi Fushë Kosovë – Prishtinë
- Rrethi i Arbërisë – drejtimi Mitrovicë – Prishtinë
- Vranjevci – Sharbanët – drejtimi Podujevë – Prishtinë
Telegrafi do të ju mbajë të informuar në kohë reale për protestën.
29/05/2025 12:01-Përfundon protesta e bizneseve në Prishtinë
Ka përfunduar protesta e bizneseve e cila kishte nisur në ora 10:00, ku bizneset kanë protestuar për shkak të pakënaqësive lidhur me procesin e daljes në tregun e lirë të energjisë elektrike. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna tha se janë të kënaqur me pjesëmarrjen në protestë, derisa tha se kërkojnë reflektim nga institucionet, transmeton Telegrafi. "Jemi në fund të protestës, jemi të kënaqur me pjesëmarrjen në protestë. Falënderoj policinë për bashkëpunim. Kërkesa jonë mbetet që institucionet e vendit te reflektojnë, edhe të kemi një afat për tranzicion për dalje në treg të lirë të energjisë elektrike", theksoi ai. Ljami i plotë këtu.29/05/2025 11:44-Tregu i lirë energjetik, biznesmeni Mustafa: Me këto çmime e pamundur të konkurrojmë me prodhuesit në rajon
Biznesmeni Berat Mustafa në një deklaratë për media lidhur me kundërshtimin e tregut të lirë energjetik tha se çmimi që ai ka marr si kompani është 265 euro për megavat dhe kjo sipas tij është e papërballueshme. Mustafa theksoi se në rajon maksimumi i çmimit për bizneset është 130 euro për megavat, raporton Telegrafi. “Edhe në takimet e mëhershme kam thënë se cili prodhues me rritje 300 për qind të energjisë elektrike mund të konkurroj në treg me prodhuesit regjionalë… Kjo është diçka e pamundur”, tha ai, ndërsa shtoi se është momenti i fundit për ndihmë për prodhuesit vendor, sepse në të kundërtën do të falimentojnë. Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu:29/05/2025 11:10-Bllokimi i rrugës në hyrje të Prishtinës nga Fushë Kosova
29/05/2025 10:19-Rafuna: Do të rriten çmimet e produkteve dhe shërbimeve e do të zvogëlohet prodhimi
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna është deklaruar pas nisjes së protesteve të biznesve. Ai ka deklaruar se nuk mund të dalin në treg të lirë të energjisë elektrike, pa pasur një periudhë tranzicioni, transmeton Telegrafi. “Së bashku kemi organizuar këtë protestë për të kundërshtuar vendimin për daljen në treg të lirë, pasi ZRRE dhe institucionet e tjera nuk kanë bërë përgatitjet për këtë”, tha ai. Lajmi i plotë këtu:29/05/2025 10:06-Nis protesta e bizneseve, pamje nga bllokimi i hyrje-daljeve të Prishtinës
Nga ora 10:00 deri në ora 12:00, bizneset në Prishtinë do të mbajnë një protestë për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me procesin e daljes në tregun e lirë të energjisë elektrike. Ky proces ka krijuar shqetësime të mëdha në komunitetin e biznesit, të cilët kërkojnë një afat kohor më të gjatë për kalimin në treg të lirë, transmeton Telegrafi. Kamionë të shumtë janë vendosur tashmë në Veternik, ku protesta ka nisur dhe pritet të përfshijë pjesëmarrjen e një numri të madh të biznesmenëve dhe qytetarëve të tjerë të interesuar. Lajmi i plotë këtu:29/05/2025 09:54-Rafuna: Me protestë po mbrojmë bizneset dhe qytetarët
Kryetari i Odes Ekonomike, Lulzim Rafuna ka deklaruar se protesta është vetëm hapi i parë. “Do të ketë mbyllje të hyrjeve dhe daljeve të qytetit nga ora 10:00 deri në 12:00 të Prishtinës, si hap i parë për të shprehur pakënaqësitë tona për dalje në tregun e lirë. Jemi munduar t’i japim rrugë dialogut, por nuk kemi hasur. Nesër është hapi i parë, protestat nuk do të ndalen. Shpresojmë të reflektojnë, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve, me këtë proteste jo vetëm po e mbrojmë biznesin por edhe qytetarët, që të mos ulët standardi jetësor”, u shpreh Rafuna. Lajmi i plotë këtu.29/05/2025 09:49-Jep mendimin nëpërmjet votës...
29/05/2025 09:48-“Bllokimi i pjesshëm i disa rrugëve”, policia me njoftim lidhur me protestën e paralajmëruar për të enjten në Prishtinë
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë ka njoftuar se të enjten, më 29 maj 2025, nga ora 10:00 deri në 12:00, do të mbahet një protestë e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), me pjesëmarrje të bizneseve të ndryshme nga vendi. Sipas njoftimit, protesta do të zhvillohet në formë të një qëndrimi të qetë dhe përfshin bllokimin e pjesshëm të disa rrugëve kryesore hyrëse në kryeqytet, përmes vendosjes së automjeteve të rënda nga kompanitë pjesëmarrëse. Lajmi i plotë këtu.Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































