LAJMI I FUNDIT:

Blinken: Jam i bindur që Ukraina do të fitojë kundër Rusisë

Blinken: Jam i bindur që Ukraina do të fitojë kundër Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se mbetet i bindur se Ukraina do të fitojë në fund kundër Rusisë.

Blinken konfirmoi qëndrimin se gjendja pas afro katër muajve luftime, nuk është në favor të Rusisë, transmeton Telegrafi.

Këto komente i bëri gjatë një interviste dhënë për Judy Woodruuf në PBS. E pavarësisht që Ukraina ka pësuar dëme të mëdha materiale dhe në njerëz, Blinken ka parashikuar se ky shtet do të ruaj sovranitetin.


Macron: Ukraina duhet të negociojë me Rusinë
Lexo po ashtu Macron: Ukraina duhet të negociojë me Rusinë

“Ukrainasit po luftojnë për vendin e tyre, ata po luftojnë për të ardhmen për lirinë”, tha Blinken.

Sekretari i Shtetit theksoi se është e paqartë se pse Rusia po lufton, dhe në asnjë mënyrë nuk e arsyeton idenë e Putinit që mendon se Ukraina nuk është shtet i pavarur dhe sovran – që sipas Putinit duhet t’i bashkohet Rusisë.

“Jam i bindur, në fund të ditës, pavarësia e Ukrainës, sovraniteti do të mbizotërojë edhe pasi që Vladimir Putin të largohet nga skena politike”, shtoi Blinken.

Ukraina pretendon së gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 250 ushtarë rusë
Lexo po ashtu Ukraina pretendon së gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 250 ushtarë rusë

Ai është i bindur se vdekjet në Ukrainë janë si rezultat i agresionit rus, dhe se do të vazhdojnë derisa nuk përfundon kjo luftë.

Megjithatë ka refuzuar të komentoj nëse Ukraina duhet të bëjë ndonjë kompromis me Rusinë për t’i dhënë fund luftës.

“E ardhmja e Ukrainës varet nga vet ukrainasit”, shtoi Blinken. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore polake

Aeroplani ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore polake

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Analisti ushtarak britanik: SHBA-ja mund t'ia lë në dorë Ukrainën, Evropës - ata kanë punë me Kinën

Analisti ushtarak britanik: SHBA-ja mund t'ia lë në dorë Ukrainën, Evropës - ata kanë punë me Kinën

Evropa
Republikani dëshiron të riemërojë Grenlandën

Republikani dëshiron të riemërojë Grenlandën "e kuqe, e bardhë dhe e kaltër" – reagon eurodeputeti danez

Amerika
Mjeku italian në telashe pasi përdori pajisjet e spitalit për ta shëruar macen e tij

Mjeku italian në telashe pasi përdori pajisjet e spitalit për ta shëruar macen e tij

Evropa
Papa qorton administratën Trump për deportimet e emigrantëve

Papa qorton administratën Trump për deportimet e emigrantëve

Evropa
Kalo në kategori