LAJMI I FUNDIT:

Bleu një palë çorapë, brenda tyre gjeti një letër të shkruar nga një i burgosur (Foto)

Bleu një palë çorapë, brenda tyre gjeti një letër të shkruar nga një i burgosur (Foto)

I riu nga Newcastle, Shahkiel Akbar, ka blerë një palë çorapë të zeza të pambukut, por brenda tyre gjeti një mesazh të pazakontë.

Mesazhi ishte shkruar në gjuhën kineze, kurse atë e kishte shkruar personi që i kishte bërë çorapet, transmeton Telegrafi.

Por, Shahkiel ka arritur ta përkthej përmbajtjen e mesazhit në gjuhën angleze, dhe aty e kuptoi se bëhet fjalë për thirrje për ndihmë.


Mësoni çfarë shkruante në mesazh:

“Emri im është Ding Tingkun. Jam 39-vjeç, dhe gabimisht jam akuzuar për mashtrim dhe jam dënuar me tre vite burgim më 28 korrik të vitit 2014. E gjitha ndodhi vetëm pse kam udhëtuar në Pekin që të denoncoj rastet e korrupsionit”, thuhet në paragrafin e parë.

Ai gjithashtu ka shkruar se është ankuar në gjykatë për verdiktin, dhe se aktualisht gjendet në provincën Lingbi ku janë duke e torturuar. Ai ka kërkuar nga kushdo që e gjen këtë mesazh t’ia dërgoj presidentit kinez apo kryeministrit.

Megjithatë, zëdhënësi i kompanisë që prodhon çorapet ka deklaruar se gjithçka është e inskenuar, pasi që mesazhe të ngjashme janë shfaqur në mbarë botën. Akbar nuk është personi i vetëm që ka gjetur mesazh me përmbajtje të njëjtë brenda çorapeve.

Megjithatë, në mbarë botën brenda çorapeve, njerëzit kanë gjetur mesazhe të ngjashme që i kishte shkruar Tingkun. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar

Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar "në një vakt të nxehtë"

Fun
Dhjetë histori interesante që nuk i dinit për Krishtlindjen (Foto)

Dhjetë histori interesante që nuk i dinit për Krishtlindjen (Foto)

Interesante
Pesëmbëdhjetë gënjeshtrat që konsiderohen si të vërteta

Pesëmbëdhjetë gënjeshtrat që konsiderohen si të vërteta

Fun
Kalo në kategori