Blero nuk ka nevojë për ndihmën e kolegëve.

"A thu" është projekti më i ri këngëtarit, i cili u publikua 12 orë më parë dhe deri më tani ka marrë mbi 250 mijë klikime në YouTube.


Kjo e ka trimëruar këngëtarin, i cili ka lënë një mesazh në formë 'diss për kolegët', ku ka thënë se nuk ka nevojë për ta që ta shpërndajnë këngën në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale.

Kujtojmë se kohët e fundit këngëtaret e estradës po i shpërndajnë këngët e njëri-tjetrit me rastin e premierave të këngëve. /Telegrafi/