Blerjet më të mira në histori të Real Madridit dhe Barcelonës (Foto)

Gjigantët spanjoll, Real Madrid dhe Barcelona janë dy nga skuadrat më aktive në tregun botëror të transferimeve në cdo afat, duke transferuar emra të mëdhenj të futbollit në skuadrën e tyre.
Portali i njohur sportiv, ‘Goal.com’ ka publikuar një shkrim rreth historisë së transferimeve të dy skuadrave të mëdha spanjolle, ku ka zgjedhur 25 goditjet më të mirë të klubeve, përcjell Telegrafi.
Te skuadra mbretërore, i pari është legjenda Alfredo di Stefano, i cili vlerësohet për faktin që ishte udhëheqës i padiskutueshëm i skuadrës, duke i dhënë shumë trofe Realit në fushën e lojës, por e bëri edhe si trajner dhe në role të tjera drejtuese, përfshirë atë të këshilltarit apo presidentit të nderit.
Në vendin e dytë është pozicionuar Zinedine Zidane, i cili ka lënë pas Cristiano Ronaldon në vendin e tretë dhe emra tjerë të mëdhenj si Ferenc Puskas dhe Luis Figo.
1.Alfredo di Stefano
2.Zinedine Zidane
Te Barcelona, vendi i parë nuk ka pasur asnjë rival, pasi pritej të ishte Lionel Messi, i cili ka thyer çdo rekord në klub, ndërsa vendi i dytë është zënë nga Paulinho Alcantara, i cili i dha katalunasve pesë tituj kampion të Spanjës, teksa shënoi 369 gola në 357 ndeshje, transmeton Telegrafi.
Në vendin e tretë është spanjolli Luis Suarez, i cili ishte lideri i Barçës në triumfin e dy titujve kampion dhe dy Kupave të Gjeneralit, por u kthye edhe në transferimin më të shtrenjtë të kohës, kur Barcelona e shiti tek italianët e Interit.
1.Lionel Messi







































































