Blerjet online të kosovarëve viteve të fundit kanë shkuar në vazhdimësi në rritje, për çka ka bërë që shumë veta nevojat e tyre për produkte dhe veshje t’i plotësojnë jashtë vendit.
Dërgesat me post për blerjet online sipas zyrtarëve të Postës së Kosovës, për pesë muajt e parë të këtij viti janë rritur për rreth 35 për qind krahasuar me periudhën njëjtë të vitit 2015.
Me rritjen e blerjeve online është rritur edhe numri i dërgesa me vlerë mbi 22 euro të cilat janë zhdoganuar.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka bërë të ditur se zhdoganimet nga blerjet online janë rritur.
Sipas tij, duke krahasuar periudhën janar – maj 2015 me periudhën janar maj 2016 ka një rritje të dërgesave prej 20 për qind të cilat janë ndalur për zhdoganim.
“Ka rritje të vlerës se mallrave nga 120 mijë euro për 2015, në mbi 150 mijë euro në vitin 2016”, ka treguar Stavileci për Telegrafin.
Edhe në Postën e Kosovës kanë thënë se është rritur sasia e dërgesave nga blerjet online.
Rifat Alaj, menaxher i Qendrës Transite Postare në Postën e Kosovës, ka thënë për Telegrafin se në pesë muajt e parë të këtij viti, dërgesat janë rritur për mbi 37 mijë copë.
“Në 5 mujorin e parë të këtij viti, janar – maj 2016, totali i dërgesave është 144,000 copë, kurse gjatë 5 mujorit të vitit të kaluar, janar – maj 2015, totali ishte 107,000 copë. Pra, në këtë periudhë kohore janar – maj 2016, ndryshimi i vëllimit fizik është më i madh për 37,000 copë dërgesa ose rreth 34.6 për qind më i madh se në periudhën janar – maj 2015”, tregon ai, shkruan Telegrafi.
Sipas Alajt, në vitin 2014, totali i dërgesave ishte 220,000 copë, kurse gjatë vitit 2015, totali ishte 284,000 copë.
“Në periudhën kohore janar – dhjetor 2015, ndryshimi i vëllimit është më i madh për 64,000 dërgesa, ose diku rreth 30 për qind më shumë se në vitin 2014”.
Alaj ka treguar se pjesa më e madhe e rrugëtimit të dërgesave bëhet nëpërmjet rrugëve ajrore.
“Rreth 90 për qind e tyre në Kosovë arrijnë indirekt përmes Postës Shqiptare. Kjo, sepse disa nga shtetet si Kina, Hong Kongu, Singapori etj, pasi nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës, Kosova nuk figuron si shtet në listën e tyre dhe dërgesat duhet të dërgohen përmes Shqipërisë. Ndryshe mund të devijojnë për Serbi ose edhe të mos vijnë fare në Kosovë. Bazuar në këtë fakt, adresimi me rastin e porosive nga këta shtete duhet të bëhet në këtë mënyrë: Emri/mbiemri/rruga/qyteti/shteti/Kosova dhe në fund të shënohet VIA ALBANIA”, ka treguar Rifat Alaj, Menaxher i Qendrës Transite Postare.
Regjioni i cili më së shumti ka porosi të blerjeve online është regjioni i Prishtinës me rreth 40 për qind të porosive, i përcjellë nga regjioni i Prizrenit.
Zyrtarët e Postës thonë se siguria për blerjet online përmes Postës së Kosovës, është maksimale.
Alaj ka shpjeguar edhe si zhdoganohet vlera e dërgesave.
“Dërgesat të cilat kanë vlerë mbi 22 euro, do të zhdoganohen duke paguar TVSH-ja dhe taksat doganore që janë gjithsej 29.8 për qind (18 për qind TVSH+11.8 për qind taksa doganore) nga shuma e vlerës bazë të dërgesës”, tha ai.
Ndryshe Posta e Kosovës së fundi ka lansuar shërbimin “Gjurmimi i dërgesave” që i mundëson klientëve në çdo moment të jetë në përcjellje të rrugëtimit të dërgesës si ën ardhje ashtu dhe në shkuarje.
Kosova identifikohet me Kodin Postar “XZ”. Psh: RA199778428XZ.
Kaltërina Zylfiu është njëra ndër kosovarët e cila blenë goxha shumë gjëra online. Ajo tregon se ka raste kur nuk ndahet e kënaqur me kualitet dhe madhësi të produkteve.
“Blerjet online jashtë Kosovës i bëjë kryesisht për shkak të çmimit por edhe për shkak se disa rroba nuk mund t’i gjeje në Kosovës. Me dërgesë gjatë transportit jam e kënaqur pasi edhe paketimi deri tash ka qenë në rregull”, thotë ajo.
Sipas saj, një ndër mangësitë e blerjeve online jashtë Kosovës është vonesa e porosisë, shkruan Telegrafi.
“Disa rroba të cilat i kam porosit në AliEpress, ka pas raste kur më kanë dështuar në kualitet dhe në madhësi. Kurse pajisjet elektronike të cilat i blejë nuk gjenden në Kosovë”, ka thënë Kaltërina Zylfiu.
Kurse në Bankën Qendrore të Kosovës kanë treguar se numri i pagesave me kartela përmes internetit më 2015 është 469 mijë e 390 pagesa.
“Vlera e pagesave me kartela përmes internetit për vitin 2015 është 20 milionë e 371 mijë e 968 euro e 29 cent”, tregojnë statistikat e BQK-së. /Lulzim Ahmeti/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” – “Review për librat tanë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Baneri-1-380x233.png)
Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” – “Review për librat tanë”
![ZKA-ja auditon menaxhimin e fondeve për burimet e ripërtëritshme të energjisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-9-380x233.jpg)
ZKA-ja auditon menaxhimin e fondeve për burimet e ripërtëritshme të energjisë
![Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Artikull_ProteinZott_Shkurt-380x233.jpg)
Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj
![Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/telegrafi-banner-780x439.jpg)
Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!
![Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Artikull_ProteinZott_Shkurt.jpg)
Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj
![Elegancë dhe dashuri - Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/429905535_813531057438187_3517285674940288901_n-780x439.jpg)
Elegancë dhe dashuri - Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events
![Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1130x635-780x439.png)
Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!
![Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” - “Review për librat tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Baneri-1-780x439.png)
Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” - “Review për librat tanë"
![Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-120251-780x439.png)
Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi