LAJMI I FUNDIT:

​Rreth 33 mijë aplikime për subvencionim të teksteve shkollore, MASHTI tregon si mund të aplikohet për fëmijët nën 6 vjeç

​Rreth 33 mijë aplikime për subvencionim të teksteve shkollore, MASHTI tregon si mund të aplikohet për fëmijët nën 6 vjeç

Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, ka dalë me një sqarim të shtunën për prindërit të cilët nuk po mund të aplikojnë për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore për fëmijët e tyre që janë nën 6 vjet.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se rastet e veçanta kur një fëmijë është regjistruar më herët se mosha 6 vjeçare në klasën e parë po trajtohen duke e dërguar numrin personal të fëmijës, emrin e shkollës dhe Komunën në emailin libri@rks-gov.net.

MASHTI për subvencionimin e teksteve shkollore: Mjetet dalin në xhirollogari nga java e ardhshme, afati i aplikimit deri në fund të shtatorit
Lexo po ashtu MASHTI për subvencionimin e teksteve shkollore: Mjetet dalin në xhirollogari nga java e ardhshme, afati i aplikimit deri në fund të shtatorit

Kelmendi më tej ka treguar se në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore deri në ora 16:00 janë pranuar 32 mijë e 800 aplikime.


“Sistemi është duke funksionuar mirë dhe me mbështetjen e MPB-së dhe AShI-së ekipet do të ofrojnë shërbim për mbështetje teknike edhe ditëve të fundjavës prej orës 09 deri në 16 në numrin 0800 30 900. Shtëpitë botuese tashmë i kanë publikuar çmimet e kopertinës së librave dhe ato nuk mund rriten. Po ashtu kanë publikuar pikat e shitjes për të gjitha Komunat”, ka shkruar ai.

Në platformën online të Qeverisë së Kosovës, e-Kosova, është hapur më 25 gusht linku ku prindërit mund të aplikojnë për sigurimin e të hollave për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Procesi i aplikimit është përcjell me disa probleme teknike, pasi disa prindër janë ankuar në rrjete sociale se platforma e-Kosova nuk po lejon aplikimin për fëmijët që janë nën moshën 6-vjeçare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Lajme
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Lajme
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Lajme
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Kronika e Zezë
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Lajme
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Lajme
Kalo në kategori