Zurich ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Heartsit të Skocisë, në ndeshjen e parë të kualifikueseve të play-off-it të Ligës së Evropës.

Futbollisti shqiptar Blerim Xhemaili shënoi golin e dytë për skuadrën zvicerane.


Për Zurichun shënuan Guerrere (32') e Xhemaili 34'), ndërsa për Heartsin realizoi Shankland (22').

Shqiptarët Donis Avdija, Blerim Xhemaili e Mirlind Kryeziu, u paraqitën standardë nga minuta e parë.

Avdija është zëvendësuar në minutën e 70-të dhe Xhemaili në atë të 74-tën.

Fidan Aliti u aktivizua nga minuta e 83-të për Zurichun. /Telegrafi/

telegrafi sport app