Blerand Stavileci vs Art Gashi, ja çka qarkullon në internet për përballjen epike (Foto)

Sonte zhvillohet dueli i madh mes KB Pejës dhe KB Prishtinës në palestrën Karagaçi në Pejë, aty ku edhe do të vendoset titulli i kampionit.
Në vigjilje të këtij dueli është rritur edhe tensioni për këtë duel, fituesi i të cilit shpallet kampion.
Tensionin e kanë rritur vet presidentët e klubit, kur ai i Prishtinës, Blerand Stavileci nuk iu përgjigji shtrëngimit të dorës të ofruar në shenjë urimi për fitore nga Art Gashi, i cili është kryetar i Pejës.
Dyshja janë përplasur edhe më tej me akuza dhe kundër akuza në intervista të ndara televizive dhe nëpër portale, shkruan Telegrafi.
Dhe natyrisht se ky tension mes presidentëve është transmetuar edhe te tifozët që e shohin përballjen mes Pejës e Prishtinës si një duel po ashtu në mes të presidentëve të klubeve përkatëse.
Lexo më shumë: Art Gashi flet pas skandalit me kryetarin e Sigal Prishtinës
Kështu nuk mungojnë as batutat dhe talljet e po ashtu edhe mënyra se si fansat e shohin këtë duel.
Në një fotomontazhë shihen dy presidentët të shndërruar në “muzkulozë” në përballje të njëri-tjetrit me logot e klubeve me orarin e ndeshjes sonte, duke e proklamuar përballjen mes klubeve të basketbollit si një meç boksi mes presidentëve.
Ende nuk dihet nëse Blerand Stavileci pas incidentit të ndodhur do të shkojë në Pejë për të shikuar KB Prishtinën.
Megjithatë, Telegrafi mëson se Blerand Stavileci nuk e ka ndërmend të shkojë në Pejë për të përcjellë duelin vendimtar të ekipit të tij, sidomos jo pas incidentit me kryetarin e KB Pejës.
Kjo vërtetohet nga fakti se Stavileci nuk qëndroi në Pejë në dy ndeshjet tjera që ekipi i tij i humbi gjatë serisë finale në palestrën Karagaçi.
Ndeshja zhvillohet nga ora 19:30 dhe pritja për këtë duel është jashtëzakonisht e madhe, e po ashtu impozante pritet të jetë atmosfera, ku tifozeria e flakt pejane do të provojë t’i ndihmojë ekipit që të shpallet kampion në shtëpi me një fitore që do të hyne në histori. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë