Jemi futur në ditët e Përfaqësueses së Kosovës, ku të hënën është grumbullimi për ndeshjet e muajit mars.
Dardanët do të nisin kampanjën e kualifikimeve për Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’, ku do t’i zhvillojnë dy ndeshje gjatë muajit mars.
Fillimisht do të zhvillohet ndeshja në udhëtim te Izraeli më 25 mars dhe pastaj tre ditë më vonë presim Andorrën në Prishtinë.
Blendi Idrizi është një nga mesfushorët më premtues të Kosovës dhe gjilanasi në momentin e duhur ka kapur formën më të mirë, pikërisht para ndeshjeve me përfaqësuesen.
24-vjeçari është pjesë e Schalke 04, por i huazuar deri në fund të sezonit te Jahn Regensburg në Bundesliga 2, skuadër e cila ka marrë dy fitore në dy ndeshjet e fundit me Idrizin si titullar.
Në një intervistë për Telegrafin, Idrizi flet për formën e tij të mirë pas një fillimi të vështirë te Regensburg.
“Çdo fillim është i vështirë dhe njësoj ishte edhe për mua pasi më duhej ambientimi, por pastaj kisha edhe një lëndim. Tani kam kapur formën më të mirë dhe po ndihem shumë mirë”.
“Kemi marrë dy fitore radhazi dhe kjo na vë në një pozitë më të mirë”, u shpreh Idrizi për Telegrafin.
Ai ka besim se do të arrijnë me Jahn Regensburg të mbeten pjesë e Bundesliga 2, edhe pse e ardhmja e tij është te Schalke 04 ku do të kthehet në fund të sezonit.
“Kemi një ekip të mirë dhe nuk besoj se do ta kemi problem ta sigurojmë mbijetesën. Bundesliga 2 është një kampionat shumë i fortë, por secila skuadër mund ta mposhtë secilën. Këto gjashtë pikë në dy ndeshjet e fundit na kanë ndihmuar shumë dhe tani kemi ndeshjet me skuadrat direkte dhe besoj se do t’ia dalim”, tha Idrizi.
“Sa i përket të ardhmes plani është të rikthehem te Schalke 04, ku kam kontratë edhe për një vit. Huazimi im te Regensburg është i thjeshtë vetëm për të luajtur më shumë. Do të kthehem te Schalke në fund të sezonit pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Idrizi.
I lumtur me ftesën e Kosovës, mezi pret të zbret në fushë
Idirzi ka dy vite që është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, ku tanimë ka zhvilluar gjashtë ndeshje. Debutimin me Përfaqësuesen A e bëri më 1 qershor ndaj San Marinos, e pastaj luajti edhe ndaj Maltës.
Por ai mungoi në katër ndeshje shkaku i lëndimit dhe në katër të tjera në fund të vitit të kaluar pasi nuk u ftua.
Gjilanasi është shumë i lumtur që është rikthyer te Kosova dhe mezi pret që të zbres në fushë.
“Unë gjithmonë jam i gatshëm për Kosovën, sa herë që të më vije ftesa e pranoj me kënaqësi dhe mezi pres ta vesh atë fanellë”.
“Kjo ftesë ka ardhur në momentin e duhur për mua pasi kam kapur formën optimale dhe mezi pres të luaj për vendin tim”, tha Idrizi.
24-vjeçari thotë se duhet të nisin mbarë këtë kampanjë kualifikuese duke marrë edhe dy fitore.
“Kemi një ekip shumë të mirë, është një grup i shëndoshë dhe mund të bëjmë gjëra të mëdha. Jam i bindur se mund të marrim dy fitore në dy ndeshjet e para”, tha Idrizi.
Ndeshja e parë ndaj Izraelit është në udhëtim dhe përkundër se shihet si shumë e vështirë, për Idrizin nuk është mision i pamundur.
“Kuptohet që është një ndeshje shumë e vështirë, por ne udhëtojmë për të dhënë më të mirën. Jo vetëm unë, por të gjithë jam i bindur se do të japim maksimumin nga vetja jonë që t’i marrim dy fitore në dy ndeshjet e para. Nuk është i pamundur edhe triumfi në Izrael pasi kemi lojtarë të mirë dhe mund t’i befasojmë të gjithë”, tha Idrizi.
Kualifikimi në evropian mëse i mundshëm: Mund t’i befasojmë të gjithë
Kosova në kualifikimet për Euro 2024 ndodhet në Grupin I, së bashku me Zvicrën, Rumaninë, Izraelin, Bjellorusinë dhe Andorrën.
Mesfushori qendror insiston se Dardanët mund të marrin një biletë për në Kampionatin Evropian që mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.
“Ndoshta nuk na llogaritin që mund të shkojmë në Evropian, por jam i bindur që mund t’i befasojmë të gjithë”.
“E thashë edhe më lartë që kemi një grup të mirë dhe mund të bëjmë gjëra të mëdha”, vazhdoi tutje Idrizi.
Idrizi ka rreth 15 vite në Gjermani dhe ai shpreson që vitin e ardhshëm në shtetin ku ka ndërtuar karrierën të luaj me Kosovën në garën më të madhe evropiane për Përfaqësuese.
“Do të ishte një ëndërr e bërë realitet të shkonim në evropian, jo vetëm për mua, por për gjithë popullin tonë”.
“Grupi ku jemi përveç Zvicrës që është më lartë përfaqësueset e tjera janë të barabarta dhe duhet të synojmë kualifikimin, pasi asgjë nuk është e pamundur”, u shpreh Idrizi.
Reprezentuesi kosovar këtë edicion ka zhvilluar 15 ndeshje me skuadrën e tij aktuale Jahn Regensburg, derisa ka asistuar në një gol. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Kombëtaret me më së shumti gola në Ligën e Kombeve – Kosova para gjigantëve si Franca dhe Italia

Barcelona e gatshme t’i rezistojë ofertave prej 100 milionë eurosh për yllin e mesfushës

Ish-ylli i Man United rrezikon të dënohet me dy vjet burgim

Capello analizon 'Derby della Madonnina': Interi më i mirë se Milani në letër, por derbit janë unikë

Liverpooli e gjen në La Liga zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze