Kreu në largim i FIFA-s, Sepp Blatter, raportohet se ka pasur një aferë dashurie me ish-të dashurën e Cristiano Ronaldos, Irina Shayk.

Lajmi vjen nga gazeta spanjolle “El Mundo”, vetëm disa ditë pasi Blatter dha dorëheqjen nga posti i presidentit të FIFA-s.


Gazeta ka përpiluar një listë të partnereve që Blatter ka pasur gjatë jetës së tij dhe supermodelja ruse është pjesë e “listës”.

Marrëdhënia mes tyre filloi në vitin 2002, por ata u ndanë më vonë, për t’u ritakuar pas martesës së shkurtër të Blatterit me Graziella Biancën.

Irina Shayk u nda nga futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, vitin e kaluar pas një lidhje disavjeçare.

Bukuroshja tash është në lidhje dashurie me aktorin e famshëm Bradley Cooper. /Telegrafi/

irina shayk sexy nude raannt

maxresdefault