LAJMI I FUNDIT:

Blake Lively lejon vajzën e saj 4-vjeçare të stilojë veshjen e saj

Blake Lively lejon vajzën e saj 4-vjeçare të stilojë veshjen e saj

Blake Lively ka gjetur një stiliste të re.

Aktorja, ndau një video në Instagram të mërkurën, e veshur nga koka te këmbët me rozë, një veshje kjo e zgjedhur nga vajza e saj e dytë, Inez.


Nëna e tre fëmijëve modeloi veshjen e saj – një triko nga Lorraine Schwartz me një fund të bardhë që përmban lule rozë dhe taka me lesh rozë – një kukull e vërtetë.

“Kur përpiqesh të veshësh 4 vjeçaren tënde, por ajo këmbëngul të të vesh ty”, shkroi Lively postimin e saj, duke vazhduar: “… në 5 të mëngjesit”.

Ylli është e njohur për pamjet mahnitëse në tapetin e kuq ndër vite, teksa nuk punon me një stilist (deri tani me Inez, natyrisht).

Kur një fans iu lut aktores në 2018 që “të punësonte një stilist ose të largonte atë me të cilin bashkëpunonte aktualisht”, ajo u përgjigj , “Faleminderit për këshillat, zotëri. Mjerisht, unë kam provuar të shkarkoj Blake Lively kaq shumë herë. Por ajo thjesht vazhdon të kthehet. Ajo nuk do të më lërë vetëm”.

Lively dhe burri i saj, ylli i “Deadpool” Ryan Reynolds, e mirëpritën Inez në shtator 2016. Të dy u martuan në vitin 2002 dhe gjithashtu kanë edhe dy vajza: James, 6 dhe Betty, 1. /Telegrafi/