LAJMI I FUNDIT:

Blackberry me telefon që bazohet në Android?

Blackberry me telefon që bazohet në Android?

Blackberry, telefonat e të cilit thuhet se nuk janë duke u shitur mirë në treg, është duke planifikuar për ta lansuar një model të ri të telefonit që do të bazohet në sistemin operativ Android. Modeli i ri telefonit në Android thuhet se do të vijë këtë vjeshtë, transmeton recode.

Sipas këtij raporti thuhet se modeli i telefonit të Blackberry në Android do të jetë një rrëshqitës, të cilin BlackBerry e pati prezantuar këtë vit në Mobile World Congress (MWC).

Qëllimi i këtij modeli thuhet se është promovimi i platformës Enterprise Mobility Management (EMM), e koduar si BES12.

Më këtë model në Android, BlackBerry do ta dëshmonte se "BES12 është një sistem i cili jo vetëm se mund të menaxhojë por edhe të sigurojë telefonat që mbështeten në sistemet operative rivale të kompanisë” thuhet në raport. (Telegrafi)