Për herë të 28-të Global Finance ka shpallur çmimet vjetore për Bankat më të Mira në Botë. Bankat fituese për 24 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore u shpallën më 18 Mars 2021, në Nju Jork. Çmimi “Banka më e mirë në Kosovë për vitin 2021” iu dha Bankës Kombëtare Tregtare Kosovë Sh.A.
BKT Kosova shënon çmimin e dytë si banka më e mirë në Kosovë për një periudhë të shkurtër kohe, pasi ka marrë çmimin “Banka e Vitit 2020 në Kosovë” dhjetorin e kaluar, akorduar nga revista The Banker e Financial Times. Fitimi i një çmimi tjetër nga Global Finance gjatë kohës sfiduese të shkaktuar nga pandemia, dëshmon suksesin e BKT Kosova dhe vendosmërinë e saj për të ofruar shërbimin më të mirë për klientët dhe zgjidhjet/aplikacionet më të mira dhe më inovative në tregun bankar të Kosovës. Disa nga kriteret e vlerësuara para dhënies së këtij çmimi përfshijnë rritjen e aseteve, fitimin, shtrirjen gjeografike, marrëdhëniet strategjike, zhvillimin e biznesit të ri, inovacionin në produktet bankare, mendimet e ekspertëve të kapitalit, rejtingun e kredive, etj.
Fituesit e çmimeve të këtij viti janë ato banka që arritën të përmbushin me kujdes pritjet e klientëve të tyre në tregje të vështira dhe arritën rezultate të fuqishme duke hedhur bazat për suksesin e ardhshëm. “Bankat po luajnë një rol kryesor në rimëkëmbjen ekonomike në të gjithë botën. Çmimet tona për Bankat më të Mira në vende të caktuara nxjerrin në pah liderët e industrisë në rikthimin e rritjes dhe hartimin e një rruge për zhvillim të mëtutjeshëm. Vlerësimet e këtij viti janë më të rëndësishme dhe më të vlefshme se në çdo pikë të historisë sonë 28-vjeçare, duke pasur parasysh kushtet e pashembullta ekonomike të krijuara nga pandemia globale”, tha Joseph D. Giarraputo, botues dhe drejtor editorial në Global Finance.
Duke vënë në dukje çmimin e marrë nga Global Finance, Z. Suat Bakkal, Kryeshef Ekzekutiv në BKT Kosova, thotë, “Është nderi ynë më i madh të shpërblehemi me këtë çmim pas një viti të dalluar nga sfidat dhe pasiguritë e shkaktuara nga pandemia. BKT Kosova e shënoi vitin 2020 si një vit i mbushur me aplikacone të reja bankare, shërbime dhe produkte të ndryshme të konsideruara si inovacione në tregun vendor. E gjithë kjo është gjeneruar si përgjigje ndaj praktikës sfiduese bankare konvencionale. Kështu, dhënia e çmimit si Banka më e Mirë në Kosovë për vitin 2021, rrit më tej besimin tonë për të vazhduar në riformësimin e përvojës bankare për klientët tanë”.
Hapja e llogarisë dixhitale, kredia dixhitale, kredia përmes palëve të treta, partneritetet e zgjeruara të biznesit dhe platforma ‘Smart Invest’, përbëjnë vetëm disa nga zgjidhjet më inovative që BKT Kosova ka lansuar gjatë vitit 2020. Të gjitha këto kanë synim arritjen e qëllimit kryesor të bankës, i cili është të jetë pranë klientëve në çdo mënyrë që ata preferojnë, qoftë fizikisht apo në distancë, duke ofruar të gjitha llojet e shërbimeve dhe zgjidhjeve bankare. Modalitetet e reja bankare të prezantuara gjatë dy viteve të fundit do t’i shërbejnë bankës jashtëzakonisht për të arritur objektivat e saj të rritjes dhe zhvillimit gjatë vitit 2021 dhe viteve në vijim.
Rreth Global Finance:
Global Finance, themeluar në vitin 1987, ka një tirazh prej 50,000 dhe lexues në 189 vende. Audienca e Global Finance përfshin zyrtarë të lartë të korporatave dhe financiare përgjegjës për marrjen e investimeve dhe vendimeve strategjike në kompani shumëkombëshe dhe institucione financiare. Uebfaqja e saj – GFMag.com – ofron analiza dhe artikuj që janë trashëgimi e përvojës 34 vjeçare në tregjet financiare ndërkombëtare. Global Finance ka selinë në New York, me zyra në të gjithë botën. Global Finance rregullisht zgjedh performancën më të mirë midis bankave dhe ofruesve të tjerë të shërbimeve financiare. Këto çmime janë bërë një standard i besueshëm i përsosmërisë për komunitetin financiar global.
Rreth BKT Kosova:
BKT Kosova operon në tregun e Kosovës si një nga bankat me rritjen më të shpejtë dhe më inovative. Banka ka krijuar mundësi dhe zgjidhje të shumta bankare inovative dhe moderne, si dhe një larmi konkuruese produktesh bankare. BKT Kosova është e përkushtuar t’i shërbejë të gjitha kategorive të klientëve: Individë, Korporata, NVM dhe Mikro-ndërmarrje, ndërsa është e përqendruar fuqimisht në njohjen si një partner bankar global. Për BKT, rritje do të thotë të përjetosh ndryshime dhe t’i përshtatesh zhvillimeve të reja në çdo fushë, prandaj, Banka vazhdimisht miraton zhvillimet më të fundit teknologjike në botën financiare duke investuar në trendet më të fundit. BKT Kosova ofron shumicën e produkteve të saj në të dy mënyrat, përmes rrjetit të saj të zgjeruar fizik dhe përmes platformave më të fundit në internet (www.bkt-ks.com).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija e prefektë për Ramazan

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe