LAJMI I FUNDIT:

Biznesmenët e BND-së, asnjë cent në buxhetin e Kosovës

Biznesmenët e BND-së, asnjë cent në buxhetin e Kosovës

Sipas burimeve të Telegrafi.com në Administratën Tatimore të Kosovës, kompania e gjermanëve me emrin "LCAS", me numër biznesi 70453415, është regjistruar në Kosovë me datë 2 tetor të vitit 2007, por nuk ka asnjë deklarim e as pagesë në Administratën Tatimore të Kosovës.

Tre gjermanët e shërbimit sekret gjerman, të cilët u mbajtën për një javë të arrestuar me dyshimin se kanë gisht në shpërthimin që ndodhi në ICO, edhe pse kishin të hapur një kompani për këshillime të bizneseve, nuk kanë zhvilluar asnjëherë ndonjë gjë të tillë dhe nuk i kanë paguar asnjë cent shtetit të Kosovës.

Gjermanët aktivitetin e tyre sekret e kishin të mbulur nën petkun e biznesit, duke hapur një kompani këshilluese për investitorët e mundëshm potencial.

Njëri prej tyre u kap, në afërsi të vendit të ngjarjes menjëherë pas shpërthimit, çka çoi në arrestimin edhe të dy gjermanëve të tjerë, të cilët jetonin së bashku në një shtëpi në Prishtinë. /Telegrafi/