Bizneset kanë shpalosur problemet dhe kërkesat e tyre përballë drejtorit të përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Bahri Berisha në një takim të përbashkët të organizuar të martën nga Oda e Afarizmit të Kosovës.
Takimin e hapi kryetari i OAK-ut, Skënder Krasniqi duke e falënderuar Doganën për përgjigjen pozitive ndaj kërkesave të OAK-ut sa herë që bizneset kanë kërkesa për takim apo trajtim të çështjeve që i preokupojnë ata.
Fjalën pastaj e mori drejtori Berisha, i cili shpalosi punën dhe të arriturat e Doganës gjatë viteve të fundit, me qëllim të lehtësimit të procedurave doganore dhe krijimin e lehtësirave tregtare për bizneset, duke marrë parasysh dy faktorë kryesorë që kanë rëndësi shumë të madhe: kosto operative dhe kohëzgjatjen.
Pronari i Eco House, Dardan Zogiani, kompani kjo që merret me qeramikë, theksoi disa nga barrierat me të cilat po përballet si biznes e që kanë të bëjnë kryesisht me rivlerësimin e mallit, si një dukuri që po i ndodh tash e disa herë duke thënë se mallrat që ai po i futë brenda Kosovës po mbivlerësohen.
Ndërkaq Shaban Muja nga Art Aluminium, theksoi që Kosova importon një sasi të madhe të aluminit nga Turqia gjë e cila sipas tij po i dëmton prodhuesit e aluminit në Kosovë. Ai tha se duhet të vendoset një tarifë më e lartë ndaj prodhuesve të huaj të cilët sjellin mallra në Kosovë në mënyrë që të mbrohet prodhuesi vendor.
Tutje, Xhevat Muqa nga Muqa Solar u shpreh i indinjuar me sjelljen që sipas tij po e bëjnë në disa raste doganierët kundrejt bizneseve. Ai propozoi që doganierët duhet të ndjekin sa më shumë trajnime, në mënyrë që puna e tyre të jetë sa më profesionale.
E Fazli Fetahaj nga KLI u shpreh i pakënaqur me procedurat brenda Doganës dhe përmendi gjobat që janë aplikuar nga dogana kundrejt biznesit të tij.
Kurse, Jakup Berisha nga Shoqata e Transportit Rrugor tha se autobusët që importohen në Kosovë duhet të lirohen nga doganimi duke u trajtuar si mjet themelor për kompani e jo mjet personal.
Ramadan Onjeva nga shtypshkronja Era, u shpreh i shqetësuar me klasifikimin e llojeve të letrës në numra tarifor që sipas tij nuk janë bërë në mënyrë të duhur.
Enver Jetullahu nga firma transportuese E.N. Logistics, tha se ndjehet i diskriminuar me mënyrën se si trajtohen transportuesit kosovar dhe mënyrën se si po trajtohen transportuesit fqinj doganë.
Gentiana Sahiti, përfaqësuese e Gjirafa tha se duhet të përshpejtohet procesi i tregtisë përmes internetit apo e-commerce duke i shkurtuar pritjet e gjata për shqyrtimin e mallit në doganë.
Avokatja Florie Manaj – Zogaj vlerësoi punën e mirë të doganës për mbrojtjen e pronësisë intelektuale.
Eranda Hasani nga Solid Group përpunues metali u shpreh e pakënaqur me procedurat doganore dhe trajtimin që po u bëjnë doganierët bizneseve.
Altin Bokshi nga Wear & Go, tha se edhe aksesorët do të duhej të liroheshin nga dogana ashtu siç lirohet materiali.
Ndërsa, Fidan Mataj nga Star Tech, tha se malli i tij po mbivlerësohet nga dogana në Kosovë dhe gjatë procedurave doganore shpesh herë po rezultojnë me dëmtimin e produkteve të tij.
Në anën tjetër të gjitha këtyre shqetësimeve dhe pyetjeve iu përgjigj drejtori i Doganës duke thënë se institucioni po mundohet ta bëjë më të mirën e mundshme në punën e saj.
Ai tha se po mundohet të krijojë lehtësira për bizneset, mirëpo theksoi se Dogana në Kosovë vepron në bazë të ligjit dhe në bazë të politikave fiskale në vend. Ai përmendi edhe reformat e reja brenda Doganës përfshirë këtu dixhitalizimin e shërbimeve doganore, po ashtu përmendi vlerësimin e lartë të punës së doganës nga Banka Botërore dhe theksoi se Kodi i ri Doganor është në procedure dhe do të hyjë në fuqi këtë vit.
Në fund të takimit ishte konkludim i përbashkët se bizneset duhet të jenë shumë më shumë aktive në përmirësimin e ligjeve dhe udhëzimeve administrative në mënyrë që të ketë më shumë rritje ekonomike dhe më pak pengesa. Oda e Afarizmit të Kosovës është duke krijuar sektor të ndryshëm në kuadër të saj, të specializuar në mënyrë që të merret më detajisht me çdo problem. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj