Shoqata e biznesmenëve dhe zejtarëve “Esnaf” në Prizren ka mbajtur një takim me bizneset prodhuese për të shqyrtuar kërkesat e tyre lidhur me vendosjen eventuale në Parkun e Biznesit. Përfaqësues të bizneseve të ndryshme kanë vlerësuar se funksionalizimi i këtij Parku është i vonuar dhe se autoritetet lokale e qendrore duhet ti përshpejtojnë veprimet në këtë drejtim me qëllim të stimulimit të zhvillimit ekonomik lokal në Prizren.
Kryetari i Shoqatës “Esnaf”, Varis Xhejlani ka pohuar se interesi i Prizrenit është që ky park të funksionalizohet sa më shpejt ashtu që bizneset prodhuese të vendosen aty sa më parë, raporton Telegrafi.
“Çështja e Parkut të Biznesit është stërzgjatur qe shumë vite. Shumica këtu jeni prodhues dhe e dini mirë këtë punë, por ka diku 15 vjet që ka nisur diskutimi për Parkun. Besoj që tani është afruar funksionalizimi i tij dhe shpresoj të jemi në prag të finalizimit”, ka thënë Xhejlani, duke sqaruar se dy javë më parë është mbajtur edhe takimi informues lidhur me riparcelizimin e zonës.
Sipas tij, në kontakt me autoritetet komunale është marrë informata se ata janë të interesuar për ta kryer këtë çështje deri në fund të vitit ose më së largu deri në pranverë të vitit të ardhshëm.
“Ka një interesim të madh për Parkun e Biznesit nga anëtarët e Shoqatës “Esnaf”, bizneset tjera por edhe të huaja, por nuk kemi të dhëna konkrete, apo databazë. Pas takimit të fundit në Parkun e Biznesit, na lindi ideja për ta bërë një anketë për të mbledhur informata lidhur me kërkesat e bizneseve, se në cilat sektorë do të investojnë, sa hapësirë nevojiten, etj. Prandaj dhe do ta realizojmë një anketë me bizneset dhe rezultatet e kësaj ankete do ti publikojmë para mediave”, është shprehur Xhejlani.
Fatos Dida nga “Proton Cable” ka shprehur qëndrimin se “Parku i Biznesit” është një nevojë imediate për bizneset prodhuese dhe se realizimi tij ka zgjatur shumë.
“Me këtë tempo nuk e di se si do të zhvillohet Prizreni. Por shpresojmë ky të jetë hapi i parë, që pastaj të krijohen edhe zona tjera industriale. Ne si kompani kemi dërguar të dhënat se çfarë sipërfaqe na nevojitet dhe shpresojmë që të kemi llojllojshmëri të parcelave. Tani është koha që ta shtyjmë këtë proces dhe Parku i Biznesit të funksionalizohet”, ka thënë Dida.
Edhe pjesëmarrësit tjerë në diskutim kanë kërkuar shtimin e presionit te autoritetet përkatëse në mënyrë që Parku i Biznesit të funksionalizohet në afatin sa më të shkurtër kohor. Gjatë këtij diskutimi, bizneset prodhuese prezente kanë theksuar se kanë nevojë për së paku 22 hektarë sipërfaqe për veprimtaritë e tyre. Në të njëjtën kohë është bërë e ditur se kërkesat janë më të mëdha, meqë ka edhe shumë biznese tjera të interesuara për zhvillimin e veprimtarisë në Parkun e Biznesit, raporton Telegrafi.
Nënkryetari i Shoqatës “Esnaf”, Ömer Macun ka vlerësuar se mbledhja e të dhënave me anketimin e bizneseve do të jetë edhe një shtytje drejt funksionalizimit të këtij Parku.
“Deri tash kemi bërë biseda për interesimin e bizneseve për Parkun e Biznesit, por nuk ka pasur të dhëna konkrete apo databazë të prodhuesve. Me mbledhjen e këtyre të dhënave dhe prezantimin e tyre besoj i japim një shtytje për ta përfunduar këtë proces më shpejtë”, ka thënë ai.
Procesi i krijimit të Zonës Ekonomike në Prizren pati filluar para më shumë se një dekade dhe që nga ajo kohë Parku i Biznesit nuk është funksionalizuar, derisa Komuna përgjatë disa mandateve në këtë hapësirë ka investuar mjete të konsiderueshme financiare nga buxheti i saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

QRTK Prizren nis hartimin e projektit për restaurimin e Kullës së Zaptive në Zym

Pas një dekade kërkesash, Prizreni përuron tualetet publike të qasshme për të gjithë

Teatri “Bekim Fehmiu” në Prizren sonte shfaq reprizën e tragjikomedisë “Deni dhe Deti i Thellë i Kaltër”

Arrestohet gruaja më e kërkuar në Evropë - suedezja u quajt edhe "mbretëresha e kokainës"

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Gjykata e Bielefeldit urdhëron masën e paraburgimit për Berat Nimanin, e rëndojnë akuza të mëdha

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Trump ia ndërpreu fjalimin kryeministrit britanik në konferencën për shtyp: Mjaft, faleminderit

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet