LAJMI I FUNDIT:

Bizneset në Mitrovicë llogaritet se pësuan humbje rreth 40 milionë euro për shkak të pandemisë COVID-19

Bizneset në Mitrovicë llogaritet se pësuan humbje rreth 40 milionë euro për shkak të pandemisë COVID-19

Pandemia COVID-19 përveç kërcënimit serioz për shëndetin e njeriut, ka shkaktuar humbje të mëdha edhe për bizneset në Komunën e Mitrovicës, vlera e të cilave, sipas njohësve të kësaj fushe, kap shumën e rreth 40 milionë eurove.

Rrustem Abiti, njohës i çështjeve ekonomike, njëherë pronar i një kompanie që merret me dezinfektimin e hapësirave, ka bërë të ditur për KosovaPress, se pandemia COVID-19 dihet çfarë pasoja mund t’i shkaktojë një shteti të vogël në tranzicion dhe zhvillim siç është Kosova, derisa ka shkatërruar pothuajse tërë ekonominë botërore dhe ka kthyer prapa me vite të tëra shtetet më të zhvilluara.

Sipas tij, edhe pse nuk ka statistika të sakta, supozohet se bizneset e Mitrovicës kanë pësuar humbje 30 deri në 40 milionë euro për shkak të situatës me pandeminë, ndonëse siç u shpreh ai, humbjet mund të jenë akoma më të mëdha.


Në lidhje me mosmiratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në Kuvendin e Kosovës, ai tha se kjo rrezikon seriozisht falimentimin e bizneseve dhe të ardhmen e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Shumë shtete më të zhvilluara të ekonomisë botërore kanë probleme me pandeminë. Atëherë ne si shtet i vogël në tranzicion dhe në zhvillim, dihet çfarë probleme mund të krijojë kjo pandemi e cila e shkatërroi pothuajse tërë ekonominë botërore dhe ka kthyer prapa me vite të tëra. Për Mitrovicën nëse bëjmë një llogari mendohet të jetë një humbje për buxhetin e Mitrovicës me rrethinë, po mendoj familjare, publike dhe të tjerat, diku 30-40 milionë llogaritet se janë humbje të krijuara. Ende nuk ka statistika të sakta, mund të dalin më vonë sigurisht, por kështu mendohet, mbase unë mendoj se kjo shifër mund të jetë edhe më e madhe…Me një angazhim të mirëfilltë të institucioneve tona mund të përballohen të gjitha vështirësitë, por nëse ne shohim se Parlamenti ynë ende nuk është i gatshëm të aprovojë një program të rimëkëmbjes ekonomike në Kosovë, atëherë mund të kemi parasysh se çka mund të jetë e ardhmja kur shumë institucione dhe biznese private janë në mbyllje dhe falimentim, janë krijuar shumë probleme sociale, papunësi dhe skamje”, ka thënë Abiti.

Melihate Beshiri, drejtoreshë e organizatës “Biznesi i grave të Mitrovicës”, e cila përfshinë më shumë se dhjetë kompani, ka sqaruar se rreth 50 mijë euro është shuma që kanë humbur këto biznese, si pasojë e pandemisë.

“Pandemia si në çdo biznes tjetër ka ndikuar edhe në organizatën tonë mjaft…Humbja që ka shkaktuar pandemia në bizneset e grave është diku 45 përqind ose rreth 50 mijë euro”, theksoi Beshiri.

Alush Sejdiu, qytetar i Mitrovicës, duke thënë se pandemia iu ka shkaktuar humbje të mëdha bizneseve, ka potencuar mosmiratimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, si çështje e cila dëmton rëndë ekonominë familjare dhe gjithçka tjetër.

“Mosmiratimi i ligjit për rimëkëmbjen ekonomike e dëmton rëndë ekonominë qytetare… dëmton dhe çdo pore të jetës”, tha ai.

Në anën tjetër, Shukri Gashi, drejtor i Drejtorisë së Financave në Komunën e Mitrovicës, ka sqaruar se komuna ka ndarë 170 mijë euro për situatën pandemike, prej të cilave janë shpenzuar deri tash rreth 112 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër është në bilancin e buxhetit komunal dhe do të përdoret po ashtu për situatën e pandemisë.

Sipas tij, në lidhje me situatën më të re të krijuar rreth COVID-19, qeveria ka ndihmuar komunat me gjithsej 10 milionë euro, prej të cilave Mitrovica ka përfituar 255 mijë euro.

Ai konsideron se bazuar në statistikat e deritashme, sipas të cilave humbjet e përgjithshme në Kosovë si pasojë e pandemisë janë rreth 1 miliard euro, dhe në bazë të përqindjes së popullsisë që ka Mitrovica, pastaj numrit të bizneseve etj., humbjet nga pandemia në këtë komunë kapin vlerën deri në 30 milionë euro.

“Në seancën e 27 marsit të vitit 2020 komuna e Mitrovicës ka propozuar Kuvendit Komunal një shumë prej 170 mijë euro e cila do të përdoret për virusin COVID-19, do të thotë për situatën pandemike. Deri tash komuna ka shpenzuar 112 mijë euro nga kjo shumë, 84 mijë e 800 euro janë mjete që janë shpenzuar për pako ushqimore për familjet me raste sociale, familjet në zonat rurale dhe familjet me gjendje të vështirë ekonomike, ndërsa rreth 27 mijë euro janë shpenzuar kryesisht për dezinfektimin e hapësirave të objekteve publike, si dhe të disa objekteve private, dhe pjesa tjetër prej 56 mijë euro është e lirë, është në bilanc të buxhetit të komunës dhe do të përdoret kryesisht për situatën e pandemisë. Me datën 17 të këtij muaji kemi pranuar nga Ministria e Administratës së Pushtetit Lokal (MAPL) një e-mail ku konfirmohet se qeveria ka ndarë 10 milionë euro si ndihmë komunave për situatën e pandemisë, ndërsa komuna e Mitrovicës në këtë rast ka përfituar 255 mijë euro. Për të thënë shuma të sakta është e pamundur, për shkak se situata pandemike akoma vazhdon. Supozohet se dëmtimet për shkak të situatës pandemike në Kosovë janë diku rreth 1 miliardë euro, atëherë në bazë të përqindjes së popullsisë, bizneseve sa ka komuna e Mitrovicës, del se në komunën e Mitrovicës dëmet që ka shkaktuar situata pandemike duhet të sillen diku prej 20 deri në 30 milionë euro”, u shpreh Gashi.

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori