LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 2° partlycloudy_day

Bizneset e anketuara nga “Esnaf” shprehen të gatshme për zgjerim nëse funksionalizohet Parku i Biznesit

Bizneset e anketuara nga “Esnaf” shprehen të gatshme për zgjerim nëse funksionalizohet Parku i Biznesit

Pjesa dërmuese e bizneseve të anketuara nga shoqata e biznesmenëve dhe zejtarëve “Esnaf” kanë shprehur qëndrimin se janë të gatshme për rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe të fuqisë punëtore nëse krijohen kushtet adekuate në Parkun e Biznesit në Prizren.

Rezultatet e këtij hulumtimi, lidhur me kërkesat dhe nevojat e bizneseve me qëllim të ushtrimit të veprimtarisë afariste në Parkun e Biznesit janë publikuar të mërkurën.

“Prej 69 bizneseve prodhuese që kanë marrë pjesë në anketim, 67 ndërmarrje janë deklaruar se me kushtet e krijuara në Parkun e Biznesit do të rrisin kapacitetet prodhuese dhe do të rrisin numrin e të punësuarve”, thuhet në njoftimin e “Esnaf”-it, raporton Telegrafi.


Aty theksohet se 69 bizneset e anketuara, aktualisht kanë të punësuar 1,838 persona, teksa 55 prej tyre ose 79.7 % janë ndërmarrje që ushtrojnë veprimtarinë në objekte me qira.

Gjithashtu sqarohet se 46 ndërmarrje eksportojnë prodhimet e tyre në botën e jashtme, kurse sipas deklaratës së pronarëve të ndërmarrjeve , në tre vitet e fundit në 47 ndërmarrje ka rritje të numrit të punësuarve.

“Sipërfaqja e përgjithshme ku aktualisht operojnë këto 69 kompani është 147,015 m² = 14,7 hektar. Kushtet aktuale ku ushtrojnë veprimtarinë këto ndërmarrje nuk plotësojnë kërkesat e tyre dhe hapësira për ushtrimin e veprimtarisë afariste është faktor kyç që pengon rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, thuhet në njoftimin e “Esnaf”-it, raporton Telegrafi.

Tutje sqarohet se “69 ndërmarrjet e anketuara kanë theksuar se kanë nevojë për sipërfaqe totale prej 275,750 m² = 27.58 hektar, gjë që është një katalizator për hapjen e vendeve të reja të punës”.

Shoqata “Esnaf” ka rekomanduar funksionalizimin sa më të shpejtë të Parkut të Biznesit.

“Me këtë do të zgjidhej edhe një prej problemeve aktuale të shoqërisë, pra do të parandalohej largimi i të rinjve nga Kosova”, përfundon njoftimi.

Zyrtarët e lartë të Komunës së Prizrenit muaj më parë janë zotuar se në vitin 2025 do të nis vendosja e bizneseve prodhuese në këtë hapësirë.

Procesi i krijimit të Zonës Ekonomike në Prizren pati filluar para më shumë se një dekade dhe që nga ajo kohë Parku i Biznesit nuk është funksionalizuar. Ndërkohë Komuna përgjatë disa mandateve në këtë hapësirë ka investuar mjete të konsiderueshme financiare nga buxheti i saj. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Arrestohet kryeshefi i KRU

Arrestohet kryeshefi i KRU "Gjakova" - Prokuroria Speciale tregon se çfarë konfiskoi në shtëpinë dhe zyrën e tij

Lajme
Avokati i Thaçit sqaron: Kërkesa për pjesëmarrje në varrim është dorëzuar të hënën, por ai nuk do të marrë pjesë

Avokati i Thaçit sqaron: Kërkesa për pjesëmarrje në varrim është dorëzuar të hënën, por ai nuk do të marrë pjesë

Lajme
Varroset babai i ish-presidentit, Hashim Thaçi i dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Varroset babai i ish-presidentit, Hashim Thaçi i dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Lajme
Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Lajme
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Mes raportit të tensionuar, Egli i drejtohet Gjestit: Nuk mund të të mbrojë ai që të ka vrarë

Mes raportit të tensionuar, Egli i drejtohet Gjestit: Nuk mund të të mbrojë ai që të ka vrarë

Magazina
Kalo në kategori