Bizele me kërpudha

Njihuni me përbërësit dhe mënyrën e përgatitjes
Kur gatuani bizele, gjithmonë shtoni ujë të nxehtë, sepse uji i ftohtë dëmton perimet gjatë gatimit.
Përbërësit:- 3 qepë;- 600 g bizele;- 500 g kërpudha;- 200 ml salcë domatesh;- 2 lugë miell;- erëza të thata;- pak vaj.Përgatitja:
Qepët e qëruara grini imët dhe fërgoni në vaj.
Pastaj shtoni kërpudhat e grira imët dhe vazhdoni t’i fërgoni edhe 10 minuta.
Shtoni bizelen e zier në avull dhe të gjitha bashkë fërgoni edhe 20 minuta në zjarr ulët.
Dhe mu në fund qitni salcën e domates, erëza të thata, qitni pak ujë dhe shtoni miellin.
Lërini të vlojnë edhe 15 minuta.
Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































