Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi dhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Ambasadori Aivo Orav, doli në konferencë të përbashkët për media, pas takimit të përbashkët me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku u bë dorëzimi i Raportit të Progresit për vitin 2024.
Zëvendëskryeministri Bislimi tha se Kosova i mirëpret rekomandimet e këtij raporti, dhe se do të vazhdojë zbatimin e rekomandimeve, “pavarësisht masave të padrejta ndaj Kosovës, masa që janë në kundërshtim me vlerat e BE-së”.
“Kosova i ka përmbushë të gjitha kërkesat dhe beson se konform rekomandimit të Z.Borell, Këshilli i Ministrave të heqë masat ndaj Kosovës”, tha Bislimi.
Ai ka përmendur progreset e renditura në raport, si ato në politikë të jashtme, drejtësi, ekonomi, politika sociale etj.
“Te blloku i kritereve politike, raporti nxjerr në pah arritje kyçe në sistemin e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe avancimin e barazisë gjinore. Për përpjekjet kundër korrupsionit është nënvizuar themelimi i njësisë speciale hetimore në PK dhe Ligji për prokurorinë speciale. Këto politika kanë forcuar transparencën dhe llogaridhënien e qeverisjes. Ndërkaq avancimet në fushën e barazisë gjinore, si buxhetimi me ndjeshmëri gjinore dhe përfaqësimi i shtuar i grave në nivelin komunal dëshmojnë angazhimin e Qeverisë për qeverisje gjithëpërfshirëse dhe të drejtë”, tha Bislimi, raporton RTK.
Ndërkohë shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Aivo Orav, tha se pasi Kosova t’i adaptojë reformat në perputhje me agjendat e BE-së, BE do ta mbështesë me fondet.
“Aderimi në BE-së është një çështje shumë me rëndësi dhe për BE-në është obligim ti përgjigjet historisë. Ky hov i ri për zgjerimin është mu tani, kohët e fundit kemi hapë negociatat me Shqipërinë, pas shume viteve punë. Pasi të adaptoni reformat në përputhje me agjendat e BE-së ne do t’ju mbështesim me fondet. Kosova dhe vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shumë punë për të bërë edhe duke zgjidhur çështjet me njëra tjetrën”, tha Orav.
Sa i përket sulmit në Bansjkë dhe reagimit policor, ai tha se kjo ka treguar reagimin profesional të Policisë së Kosovës.
Orav tha mes tjerash se Borell ka rekomanduar heqjen e masave ndaj Kosovës dhe se diskutimet po vazhdojnë me anëtarët e Këshillit të Ministrave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët