LAJMI I FUNDIT:

I biri i Shaban Manajt: Vrasjet politike duhet të trajtohen dhe zgjidhen në Gjykatën Speciale

I biri i Shaban Manajt: Vrasjet politike duhet të trajtohen dhe zgjidhen në Gjykatën Speciale

Kryetari i Këshilli të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Shkëmb Manaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook përsërit qëndrimin se Gjykata Speciale duhet të trajtojë edhe vrasjet me motive politike të kryera në Kosovë.

“Kjo plagë duhet të mbyllet, që të triumfojë drejtësia dhe të fuqizohet pajtimi brenda nesh, për interes të së ardhmes së Republikës tonë”, ka thënë Manaj, që është i biri i veprimtarit dhe aktivistit të LDK-së, Shaban Manaj, i cili vritet në vitin 2000, ndërsa kjo vrasje ende nuk është sqaruar.

“Në parim, kërkesat për ndriçimin e vrasjeve me motive politike janë gjithmonë të mirëpritura, pavarësisht kohës, rrethanave, motiveve dhe nga kush vijnë kërkesat.


Kërkesat për zbardhjen e vrasjeve duhet të jenë përtej një partie politike, përtej një institucioni, ato duhet të jenë kërkesa të mbarë shoqërisë së Kosovës.

Është koha kur skena politike dhe institucionale duhet të bëjë ndarjen nga elementet e krimit të organizuar politik dhe jo vetëm.

Zbardhja e rasteve është dhe duhet të jetë çështje e drejtësisë. Në disa raste, politika, mjafton që të mos ndërhyjë në çështjet e drejtësisë, ashtu siç kanë ndërhyrë për vite të tëra dhe rrjedhimisht kanë pamundësuar zbardhjen e rasteve.

Unë kam theksuar dhe vazhdoj të theksoj se vrasjet politike duhet të trajtohen dhe zgjidhen në Gjykatën Speciale, sepse kjo gjykatë ka mandat ligjor, lëndor dhe kohor, për t’i trajtuar disa nga vrasjet me motive politike, si dhe ka kredibilitet për të zhvilluar një proces gjyqësor që hyn në thelb të trajtimit të këtyre vrasjeve sistematike dhe që garanton shqyrtim profesional dhe të paanshëm.

Kjo plagë duhet të mbyllet, që të triumfojë drejtësia dhe të fuqizohet pajtimi brenda nesh, për interes të së ardhmes së Republikës tonë”, ka shkruar Manaj në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori