Në seancën administrative të mbajtur më 10 dhjetor 2024, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, bazuar në paragrafin 5 të nenit 114 [Përbërja dhe Mandati i Gjykatës Kushtetuese] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kanë zgjedhur gjyqtarin, Nexhmi Rexhepi, kryetar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Në njoftimin për media thuhet se mandati i kryetarit në ardhje të Gjykatës do të fillojë më 31 dhjetor 2024, pasi që kryetarja aktuale, Gresa Caka-Nimani, të përfundojë mandatin nëntë vjeçar të paraparë për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, sipas përcaktimeve të paragrafit 2 të nenit 114 [Përbërja dhe Mandati i Gjykatës Kushtetuese] të Kushtetutës.
Kush është Nexhmi Rexhepi?
Nexhmi Rexhepi u lind më 1 shtator 1977, në Prishtinë. Studimet në drejtësi i mbaroi në vitin 2001, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, kurse studimet pasuniversitare në fushën e të drejtave të njeriut, i përfundoi në Universitetin e Sarajevës dhe në Universitetin e Bolonjës, në vitin 2004.
Po ashtu, për qëllime studimore, ai qëndroi një semestër (2002) në Universitetin Shtetëror të Arizonës, Shkolla për Administratë Publike (Arizona State University, School of Public Administration), si dhe një semestër (2009) në Universitetin Johns Hopkins, Shkolla për Studime të Avancuara Ndërkombëtare (Johns Hopkins University, School of Advanced International Studies), nën mentorim të profesoreshës dhe shefe e Departamentit për të Drejtën Ndërkombëtare, Ruth Wedgewood.
Veç këtyre, për qëllime studimore e profesionale, qëndroi edhe në Universitetin Karl-Franzens të Gracit, Fakulteti Juridik (Karl-Franzens University, Faculty of Law), si dhe në Institutin për Teknologji të Illinoisit (Illinois Institute of Technology, Chicago-Kent College of Law). Aktualisht vijon studimet e doktoratës nën mentorimin e profesoreshës dhe dekane e Fakultetit Juridik të Universitetit të Rjekës, Vesna Crnič-Grotiq.
Gjyqtari Rexhepi karrierën profesionale e filloi në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, kurse më pastaj vijoi si mësimdhënës në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, Departamenti i Shkencave Penale. Gjithashtu, ai ishte udhëheqës për çështje ligjore në Ministrinë për Energji dhe Miniera, si dhe këshilltar ligjor në Zyrën Civile Ndërkombëtare (International Civilian Office).
Në funksionin e juristit kryesor në Ministrinë për Energji dhe Miniera, gjyqtari Rexhepi ishte bartës kryesor i procesit për hartimin e legjislacionit të këtyre dy sektorëve, ndërsa si pjesë e Zyrës Civile Ndërkombëtare ishte pjesë aktive e grupeve punuese në hartimin e pakos së ligjeve të shtetësisë.
Rrjedhimisht, ai i përket brezit të juristëve të cilët kanë qenë pjesë aktive e ndërtimit të sistemit juridik të Republikës së Kosovës.
Është themelues i misionit të parë diplomatik të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës, si dhe ambasadori i parë në këtë vend. Gjyqtari Rexhepi ishte edhe anëtar i Ekipit përfaqësues të Republikës së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Po ashtu, ai shërbeu edhe si ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Sllovenisë.
Gjyqtari Rexhepi mori pjesë në shumë konferenca shkencore e profesionale në vende të ndryshme. Ishte bashkëpunëtor profesional në disa projekte nga fusha e së drejtës, është autor i disa publikimeve dhe i përkthimeve, si dhe mbajti ligjërata publike në disa universitete e institute, përfshirë Universitetin Johns Hopkins, Universitetin e Utrehtit, Universitetin Radboud në Nijmegen, Universitetin e Hagës për Shkencat Aplikative, Klubin elitar The Nieuwe of Littéraire Sociwteit De Witte në Hagë, Universitetin e Lubjanës, Qendra për Perspektivë Evropiane në Lubjanë, si dhe për pjesëmarrësit e Akademisë së Hagës për të Drejtën Ndërkombëtare.
Gjyqtari Rexhepi është i martuar me znj. Afërdita Rexhepi dhe janë prindër të tre fëmijëve. Ai është emëruar gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese më 9 gusht 2018. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit