LAJMI I FUNDIT:

Bild zbulon prapaskenat, si Dortmund refuzoi të nënshkruante me Xhakën shkaku i pagës së madhe të mesfushorit

Bild zbulon prapaskenat, si Dortmund refuzoi të nënshkruante me Xhakën shkaku i pagës së madhe të mesfushorit

Granit Xhaka është larguar nga Arsenali pas shtatë viteve qëndrim në Londër duke iu bashkuar Bayer Leverkusenit.

Klubi gjerman pagoi 15 milionë euro për transferimin e mesfushorit nga Kosova, derisa në garë për të ishte edhe Borussia Dortmund.

Gazeta prestigjioze gjermane Sport Bild ka zbuluar prapaskenat se si Dortmund refuzoi të nënshkruante me Granit Xhakën edhe pse e kishin këtë mundësi para Bayer Leverkusenit.


Paratë ishin arsyeja kryesore që Dortmund hoqi dorë nga Xhaka, pasi bëhej fjalë për shumën e 50 milionë eurove në total ku 15 do të shkonin te Arsenali dhe pjesa tjetër për paga dhe komisione në një kontratë pesë vjeçare.

Xhaka thyen heshtjen, flet për largimin nga Arsenali dhe godet në fund Topçinjtë për një gjë
Lexo po ashtu Xhaka thyen heshtjen, flet për largimin nga Arsenali dhe godet në fund Topçinjtë për një gjë

Në fund verdhezinjtë hoqën dorë shkaku se konsideruan se ishin shumë para në pyetje dhe Dortmund nënshkroi me Felix Nmechan dhe Marcel Sabitzer ku të dy i kushtuan klubit 39 milionë euro.

Gjithsesi te Dortmund sigurisht se janë penduar pasi Xhaka sot po konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë në Bundesliga.

Victor Boniface dhe Granit Xhaka

Një tjetër yll që po shkëlqen me Leverkusenin e kishte në dorë Dortmund, por që nuk vendosi të nënshkruante me të.

Sulmuesi nigerian Victor Boniface ka shkëlqyer në këtë fillim kampionati duke shënuar shtatë gola e duke asistuar në dy të tjerë, derisa Dortmund ishte pranë nënshkrimit me të në verë nga Union SG për shumën e 20 milionë eurove.

Bild ka raportuar se Dortmund nuk e transferoi Bonifacen gjithashtu shkaku i parave pasi ata vendosën të nënshkruanin me Niclas Fullrug nga Werder Bremen për 13 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Ndërkombëtare
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Man City identifikon zëvendësuesin e Ederson, bisedimet kalojnë në faza të avancuara

Man City identifikon zëvendësuesin e Ederson, bisedimet kalojnë në faza të avancuara

Premier League
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Ronaldo i bën të gjitha në fitoren e Al Nassr - shënon gol, fiton penallti dhe ia lë Sadio Manes

Ronaldo i bën të gjitha në fitoren e Al Nassr - shënon gol, fiton penallti dhe ia lë Sadio Manes

Ligat tjera
Kalo në kategori