LAJMI I FUNDIT:

Bieber: Vuçiq po e përdor Kosovën për të larguar vëmendjen nga protestat kundër tij

Bieber: Vuçiq po e përdor Kosovën për të larguar vëmendjen nga protestat kundër tij

Me moton, “Serbia kundër dhunës”, dhjetëra mijëra qytetarë serbë dje kanë protestuar në Beograd, duke kërkuar edhe dorëheqjen e presidentit, Aleksandar Vuçiq.

Florian Biber, drejtor i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Grazit, tha se Vuçiq po tregohet i paaftë ndaj protestës dhe kjo bëri që ajo të jetë më masive.

Protestat në Beograd, "The New York Times": Vuçiq asnjëherë nuk ka qenë kaq i humbur - është shfaqur plaga
Lexo po ashtu Protestat në Beograd, "The New York Times": Vuçiq asnjëherë nuk ka qenë kaq i humbur - është shfaqur plaga

Megjithatë, ai mendon se për të hequr vëmendjen nga protestat, lideri serb po e përdor çështjen e Kosovës.


“Për më tepër, ato shërbyen si një mënyrë për të larguar vëmendjen dhe vrullin nga protestat antiqeveritare. Ai po e përdor çështjen e Kosovës si një mënyrë perfekte për të larguar vëmendjen nga sfidat e brendshme. Mbetet vetëm një nga lepujt që mund ta nxjerrë nga kapela kur ka nevojë”, pohoi ai.

Për Vuçiqin, tensionet në Kosovë shërbejnë për qëllime të shumëfishta, shkruan Foreign Policy.

Dhjetëra mijëra qytetarë në marshin protestues drejt Qeverisë së Serbisë
Lexo po ashtu Dhjetëra mijëra qytetarë në marshin protestues drejt Qeverisë së Serbisë

Ato përshtaten mirë me retorikën nacionaliste të Vuçiqit dhe i mundësojnë atij të luajë rolin e një burrështetasi në nivel evropian dhe ndërkombëtar.

Ndryshe, Vuçiq dha dorëheqje si kreu i Partisë Progresive Serbe, por kjo nuk i ndali protestat. Zgjedhjet e parakohshme tani janë në horizont, por ende nuk ka dalë një opsion tjetër që mund t’ia sfidonte seriozisht pushtetin autoritar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Sociale
Kalo në kategori