Kërkesat e qytetarëve të Kosovës për t’u pajisur me pasaporta biometrike, pas dhënies së rekomandimit për liberalizim të vizave kanë shënuar një ngritje të menjëhershme prej 20 për qind, mirëpo tani një muaj pas, numri i qytetarëve me kërkesë për të pasur një pasaportë biometrike ka rënë dukshëm.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme për dallim nga muaji maj i vitit të kaluar, ku 9,496 qytetarë ishin pajisur me pasaporta, gjatë muajit maj të këtij viti në gjithë territorin e Kosovës mbi 27 mijë qytetarë janë pajisur me pasaporta biometrike. Mirëpo, për tani ky numër ka rënë për 6 mijë pasaporta më pak.
Zyrtari për informim i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Behar Haziraj, bëri të ditur për KosovaPress se deri para datës 24 maj të këtij viti, kërkesat për pajisje me pasaporta biometrike kanë shkuar deri në 1 mijë e 500.
“Nëse flasim për shifra konkrete për një ditë të zakonshme ku qytetarët kanë aplikuar nor malisht para kësaj date, mund të them se ka një ngritje përafërsisht 20 për qind. Mund të themi se prej datës 3 deri më 24, janë përafërsisht 1,500 aplikime, brenda ditës që bëhen në gjithë territorin e Kosovës, për aplikim për pasaporta biometrike. Ndërsa, nga data 24 e deri më sot derisa flasim, ka një trend të rënies, përafërsisht rreth 6 mijë pasaporta më pak. Pra, ka filluar numri të bie prej kësaj date, për shkak se njerëzit edhe kanë qenë të pajisur”, tha ai.
Haziraj tha se fluksi i madh i qytetarëve për t’u pajisur me pasaporta biometrike, në atë periudhë kishte shkaktuar pritje të gjata të qytetarëve. Ndërsa, tani këto pritje të qytetarëve janë reduktuar.
“Kjo mund të themi se është një ngritje e vogël për dallim, sepse qytetarët vazhdimisht kanë apli kuar për t’u pajisur me pasaportë biometrike. Natyrisht që shifra prej 6 mijë është në nivel të Kosovës. Pra, është një shifër normale, edhe 20 përqindëshi i tejkalon pritshmëritë e radhës së qytetarëve që kanë marrë pasaporta pa pritur në radhë, ndërsa, 20 përqindëshi e ka shtuar atë rendin e qytetarëve që kanë pritur për t’u pajisur. Ndërsa, me rënien e përqindjes prej datës 24, kthehet njëfarë normaliteteti i pritjes sa më të shkurtër të qytetarëve, që sa më shkurt të pajisen në qendrat e regjistrimit civil”, tha ai.
Sipas Haziraj, numri më i madh i kërkesave për pasaporta është nga qytetarët e Prishtinës.
Kryeshefi i Agjencionit të Regjistrimit Civil në Prishtinë, Lulzim Ejupi, derisa tregoi se numri i qytetarëve të interesuar që të kenë një pasaportë biometrike është rritur edhe te komunitetet, theksoi se vetëm në Prishtinë numri i përgjithshëm i të pajisurve me pasaporta biometrike, gjatë muajit maj arrin në 3,533.
“Që nga lajmi që e kemi marrë për liberalizimin e vizave, me qenë se Agjencia e Regjistrimit Civil i ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave, atëherë ne kemi një fluks më të madh për pajisje me pasaporta. Ne kemi ofruar shërbime shumë efikase për të ofruar shërbime të gjithë qytetarëve për pasaporta. Ka qenë fluksi shumë i madh, por i kemi menaxhuar shumë mirë. Brenda periudhës së muajit maj, kemi ofruar shërbime me pasaportë të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, 27,567 pasaporta. Realisht kërkesat janë stabile, por kanë filluar edhe ajo pjesë të pajiset me dokumente, por është fluksi pak më i madh nga ana e shqiptarëve… Kurse, sa i përket komunës së Prishtinës gjatë muajit maj janë pajisur 3 mijë e 533 persona me pasaporta”, tha ai.
Ndërkaq, që nga muaji janar i këtij viti e deri në fund të muajit maj, 63 mijë e 310 qytetarë nga e gjithë Kosova kanë aplikuar për pasaporta biometrike. Kurse, gjatë viti 2015, nga të gjitha qendrat e regjistrimit civil në Kosovë janë lëshuar mbi 141 mijë pasaporta biometrike./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova