Çmimet e naftës ranë të enjten, pasi rastet në rritje të COVID-19 në Kinë ulën pritshmëritë për një rikuperim të kërkesës për karburant nga konsumatori i dytë më i madh i naftës në botë.
Vala e fundit në Kinë dhe dyshimet mbi të dhënat zyrtare nxitën një sërë vendesh të miratonin rregulla të reja udhëtimi për vizitorët kinezë, edhe pse Kina ka nisur të rishikojë masat tejet rigoroze të bllokimeve dhe testimeve.
Kontratat e naftës Brent për muajin e shkurtit ranë me 42 cent, ose 0.5%, në 82.84 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto Amerikane ra me 50 cent, ose 0.6%, në 78.46 dollarë për fuçi.
Tregjet e naftës u goditën gjithashtu nga një rritje tjetër e normës së interesit në Shtetet e Bashkuara, pasi Rezerva Federale përpiqet të kufizojë rritjen e çmimeve.
Rezervat e naftës së papërpunuar në SHBA kanë rënë në rreth 1.3 milionë fuçi, në javën e tretë të dhjetorit, sipas Institutit Amerikan të Naftës, larg objektivit optimal prej 1.5 milionë fuçi.
Rafineritë e naftës vazhduan të rrisin operacionet, por një situatë më optimale pritet të vërehet përgjatë muajit të parë të 2023.
Tregjet, megjithatë, tërhoqën njëfarë mbështetjeje nga ndalimi i eksporteve të naftës së papërpunuar ruse dhe produkteve të saj nga 1 shkurti për pesë muaj për vendet që respektojnë tavanin e vendosur të çmimeve.
Gjermania tha se ndalimi i eksporteve ruse nuk ka “asnjë rëndësi praktike” pasi vendi po punon që në pranverën e ardhshme të zëvendësoje furnizimet ruse dhe të garantojë sigurinë e furnizimit. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës