LAJMI I FUNDIT:

Biden nderon pilotin që nuk iu bind urdhrit të drejtpërdrejtë të eprorëve gjatë luftës së Vietnamit

Biden nderon pilotin që nuk iu bind urdhrit të drejtpërdrejtë të eprorëve gjatë luftës së Vietnamit

Presidenti amerikan Joe Biden i ka dhënë dekoratën më të lartë ushtarake një piloti të helikopterit të luftës së Vietnamit, i cili kishte injoruar urdhrin e drejtpërdrejtë nga komanda.

Kapiteni i pensionuar Larry Taylor, i cili tani ka 81-vjet, në vitin 1968 me helikopterin e tij Cobra kishte marrë pjesë në luftë me qëllim të shpëtojë katër ushtarët amerikanë nga vdekja e “sigurt”.

Në Shtëpinë e Bardhë, atij iu dha Medalja e Nderit, nderimi më i lartë i SHBA-së, transmeton Telegrafi.


Natën e 18 qershorit të vitit 1968, ekipi i patrullës së zbulimit, i shpëtuar nga togeri i parë i atëhershëm Taylor, iu ekspozuar sulmit të ashpër me armë zjarri dhe u rrethua nga trupat armike jashtë qytetit Ho Chi Minh.

Duke marrë parasysh se kishte mbetur pa karburant dhe municion, ai kreu sulme derisa armiku iu përgjigj zjarrit intensiv për rreth gjysmë ore.

Pasi kuptoi se rruga e arratisjes së ekipit ishte një kurth vdekjeprurëse, me radiolidhje njoftoi për një pikë të re tërheqjeje.

Me të arritur në lokacion, Taylor uli helikopterin duke mos u kujdesur fare për sigurinë e tij – pasi qëllimin e vetëm e kishte të marrë katër ushtarët, thanë sot nga Shtëpia e Bardhë.

Dy prej tyre është dashur të qëndrojnë të varur në pjesën e jashtme të fluturakes, pasi në kabinë kishte hapësirë vetëm për dy persona.

“Pasi që helikopteri i shpëtimit nuk arriti. Tayloro mori urdhrin direkt: Kthehu në bazë. Përgjigja e tij ishte e thjeshtë dhe direkte: ‘Po tërheq njerëzit e mi’. Taylor arriti ta bëjë këtë me helikopterin Copra që kurrë më parë një lëvizje të tillë nuk kishte arritur ta realizojë asnjë pilot”, tha Biden.

Gjatë tërheqjes, helikopteri është qëlluar në disa raste.

“Ka refuzuar të heq dorë. Ka refuzuar të lë bashkëluftëtarët dhe bashkëvendësit. Kur e kërkoi atdheu, Larry bëri gjithçka që t’i përgjigjet thirrjes”, shtoi presidenti amerikan.

Vetëm 3515 ushtarë amerikanë, kanë marrë Medaljen e Nderit, nga 40 milionë që kanë shërbyer që nga Lufta Civile. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Amerika
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Botë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Kalo në kategori