Eksperti për Evropën Lindore, Florian Biber në një intervistë për Deutche Wellen ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi ka dalë nga binarët dhe zgjidhja duket më larg se një vit më parë.
Biber ka thënë se ajo çfarë po shohin tani është një proces që ka dalë nga binarët.
“Negociatat mes dy vendeve janë vështirësuar përgjatë viteve të fundit dhe sivjet kemi përjetuar krizën më të madhe. Nga njëra anë flitet për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme nga të dyja palët. Dhe nga ana tjetër sinjalet shkojnë në drejtim të kundërt. E para që mund të thuhet është, se po përjetojmë më shumë tensione. Mendoj se disa nga këto tensione janë të prodhuara më shumë nga vet palët për interesat e tyre. Nga arrestimi i Marko Gjuriqit deri tek fushata serbe për tërheqjen e njohjeve të Kosovës për të vazhduar me konfliktin e tarifave doganore. Të gjitha këto po krijojnë tensione që nxisin një atmosferë krejt të ndryshme nga ajo që do të lejonte arritjen e një marrëveshjeje. Secila palë po luan me kartën e vet të konfrontimit. Unë gjithashtu mendoj se bisedimet rreth ndryshimit të kufijve e kanë dëmtuar mundësinë e gjetjes së zgjidhjes. Ky diskutim ka dhënë shenja, se procesi i mëparshëm, i cili e përjashtonte ndryshimin e kufijve, ka dalë nga binarët, dhe se të dy presidentët i kanë tejkaluar vijat e kuqe të dialogut”, tha ai.
Sipas tij, të gjitha këto i kanë nxjerrë negociatat nga binarët duke sjellë më shumë të panjohura.
“Sipas mendimit tim, diskutimi i ndryshimit të kufijve nuk do të sjellë ndryshim të kufijve, por çon në ‘mos zgjidhje’. Është e qartë se një gjë e tillë nuk do ta ketë përkrahjen e shumicës në Kosovë. Për Serbinë do të jetë shumë vështirë që tani të gjejë një zgjidhje pa përfshirë ndryshim kufijsh. Tani në Serbi mbizotëron një ndjenjë, se ndryshimi i kufijve është i arritshëm. Kështu do të mund ta përshkruaja përmbledhtas situatën: procesi aktualisht është më keq se sa një vit më parë”, tha ai.
Biber ka folur edhe për taksën e vendosur nga Kosova për produktet serbe.
“Shumë veprime të bëra nga Haradinaj dhe Thaçi, për mua nuk reflektojnë se në proces ka pasur qasje strategjike. Pajtimi i Thaçit që të diskutojë ndryshimin e kufijve është diçka që më është dukur si një gjë e papërgatitur dhe jo e menduar mirë, sepse kjo i hap shumë telashe Kosovës. Ka pasur edhe mungesë të përkrahjes së gjerë në Kosovë. Nga kjo pikëpamje duket, se edhe kryetari i shtetit edhe kryeministri e kanë vënë më shumë theksin në konfliktin me njëri-tjetrin dhe në përpjekjet për të avancuar agjendat e veta, se sa kanë menduar për një qasje strategjike. Qasje strategjike do të ishte nëse Kosova në tërësi ka një pozicion të unifikuar. Perceptimi im është që nga perspektiva serbe një situatë pa marrëveshje është rezultati më i mirë, sidomos kur për mungesë të rezultatit mund të fajësohet Kosova. Kështu Serbia mund të argumentojë, se Kosova nuk është koherente dhe nuk ka pozicion të qartë. Mendoj se një gjë e tillë i shkon për shtat Serbisë. Serbia mund të kërkojë që ta shkëpusë procesin e integrimeve evropiane nga një marrëveshje me Kosovën, që do të ishte një skenar ideal për ta. Mirëpo kjo do ta vendoste Kosovën në një pozitë edhe më të dobët, gjë të cilën edhe presidenti edhe kryeministri i Kosovës janë duke e nxitur. Ndonjëherë duket se ata po luajnë lojën e presidentit të Serbisë, e nuk kanë një qasje strategjike për Kosovën”, tha ai.
Biber ka folur edhe për atë që në Kosovë shumë ankohen, se po trajtohen jo si të barabartë, se BE-ja reagon për secilën çështje kur është fjala për të mbrojtur Serbinë, por nuk bën asgjë për Kosovën.
“Problemi është se Kosova është në një pozitë më të dobët se Serbia. Kjo është e vërtetë, pasi Serbia ka avancuar më shumë në integrimet evropiane dhe Serbia mund të jetojë më lehtë me këtë status quo se sa Kosova. Mendoj se përshtypja është që ka pabarazi. Kjo bazohet edhe në faktin se Serbia ka fuqi negociuese me BE-në dhe mund të kërkojë më shumë prej saj. Kjo është situata e pabarabartë që u krijon këtë përshtypje kosovarëve”, theksoi Biber.
Sa i përket transformimit të FSK-së në ushtri, Biber theksoi se “..Sa i përket aleancës qëndrimi nuk është i ndryshëm dhe nuk ka ndonjë mospërputhje thelbësore që Kosova të ketë një forcë sigurie. Çështja ka të bëjë vetëm me kohën e papërshtatshme lidhur me negociatat, dhe SHBA-ja është më pak e përfshirë në to. Mendoj se për këtë arsye ka pak dallim në deklarime”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Mickoski: Dikush mund të bëjë lista për punësime, por deri sa jam unë kryeministër kjo nuk do të ndodhë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë