Adis Dazdareviq, zyrtar i lartë dhe kandidat për këshilltar komunal i Aleancës Boshnjako-Serbe në zgjedhjet e fundit lokale në Novi Pazar, është arrestuar sot nën dyshimin se është pjesë e një rrjeti spiunazhi të organizuar nga D.R. në territorin e Serbisë dhe se me urdhër të tij po grumbullonte të dhëna dhe informacione të rëndësishme për shërbimin inteligjent të Shqipërisë dhe Kosovës.
Sipas portalit SanxhakPress, të dhënat e mbledhura nga Dazdareviq janë dorëzuar te D.R., i cili më pas i ka përcjellë në shërbimet inteligjente të Shqipërisë dhe Kosovës, për çka kanë kompensim monetar.
Gjatë kontrollit të lokalit të cilin e ka shfrytëzuar Dazdareviqi, janë gjetur një sërë sendesh që kanë të bëjnë me kryerjen e veprës penale, transmeton Telegrafi.
Atij i është caktuar masa e ndalimit deri prej 48 orësh, gjatë së cilës do të paraqitet para prokurorit kompetent Prokurorisë së Lartë në Jagodinë, në bazë të kallëzimit penal të cilin e ka bërë kundër tij Shërbimi Informativ dhe I Sigurisë (BIA).
Ndryshe, dy javë më parë shtetasi i Serbisë, me inicialet D.R., është arrestuar nga policia serbe nën dyshimin se ka kryer veprën penale të spiunazhit, ndërsa Prokuroria e Lartë Publike në Jagodinë ka kërkuar që të arrestuarit ti caktohet masa e paraburgimit.
Siç raportonin mediat serbe “dyshohet se D.R është bërë bashkëpunëtor i Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë (SHISH) në vitin 2022, sipas urdhrave dhe detyrave të të cilit ka vepruar deri në arrestimin e tij. Nëpërmjet shërbimit inteligjent të Shqipërisë, D.R vendosi kontakte me strukturën e sigurisë që funksionon nën autoritetin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI)”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025