LAJMI I FUNDIT:

Beyonce zgjedh një tjetër shqiptare, vishet nga Nensi Dojaka

Beyonce zgjedh një tjetër shqiptare, vishet nga Nensi Dojaka

Nensi Dojaka është bërë tashmë jashtëzakonisht e njohur në industrinë e modë falë punës së mahnitshme.

Ajo është e identifikuar në mbarë botën me prerjet interesante në veshje që janë tipari dallues në krijim të stilistes.


Së fundi Beyonce mahniti 273 milionë ndjekësit e saj në Instagram teksa hyri në aplikacion me një postim të ri.

40-vjeçarja i dha një kthesë moderne fustanit klasik të zi të vogël, ndërsa kishte veshur një të krijuar nga shqiptarja.

E veshur nga shqiptarja Nensi Dojaka, Megan Fox debuton flokët bionde me hije rozë në premierën e dokumentarit “Machine Gun Kelly's Life in Pink”
Lexo po ashtu E veshur nga shqiptarja Nensi Dojaka, Megan Fox debuton flokët bionde me hije rozë në premierën e dokumentarit “Machine Gun Kelly's Life in Pink”

Ylli kishte prerje tërheqëse në gjoks, ndërsa fustani ishte me mëngë të gjata të tejdukshme.

Përveç fustanit që kthen kokën, artistja ka nxjerrë në pah edhe këmbët e saj me geta të tejdukshme me prerje që imitonin ato në fustanin e saj.

Emily Ratajkowski është ylli i radhës që zgjedh krijimin e Nensi Dojakës
Lexo po ashtu Emily Ratajkowski është ylli i radhës që zgjedh krijimin e Nensi Dojakës

Beyonce kompletoi pamjen me syze dielli, vathë, çantë dore dhe taka të zeza. /Telegrafi/