Turneu Botëror i Renaissance së Beyonce po shkon drejt ekranit të madh.

Fituesja e Grammyt, e cila si superylli tjetër Taylor Swift ka mbushur stadiumet anembanë vendit, po i bashkohet këngëtares së “Cruel Summer” për ta kthyer shfaqjen e saj në një ekstravagancë kinematografike, shkruan DailyMail.


Sipas “Deadline”, filmi i koncertit të Beyonce do të mbërrijë në kinema më 1 dhjetor dhe do të përfitojë nga fundjava e festës së Falënderimeve.

1 9

Besohet se ekipet përdorën shfaqjet e krijueses së hiteve në qytetin e saj të lindjes, Hjuston, për të xhiruar pamjet.

Artistja e “My Power” nuk e ka njoftuar zyrtarisht publikimin e filmit, por konsensusi është se ajo do ta konfirmojë atë për fansat në koncertin e saj të fundit në Kansas City të dielën.

2 4

“Eras Tour” i Taylor është kthyer gjithashtu në një eksperiencë kinematografike.

Filmi, me regji të Sam Wrench, do të dalë në kinema në SHBA më 13 tetor.

4 2

Është xhiruar gjatë tre netëve që artistja e “Karma” performoi në stadiumin “SoFi” në Los Angeles.

Sipas “Deadline”, parashitjet për filmin e Taylor kanë arritur tashmë 65 milionë dollarë (61.3 milionë euro).

Hapja e parashikuar është midis 75 (70.8 milionë euro) dhe 125 milionë dollarë (118 milionë euro). /Telegrafi/

5 2