Betohen deputetët e rinj Rashit Qalaj dhe Isak Shabani, zëvendësojnë Bedri Hamzën dhe Fadil Nurën
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë të ditur emrat e dy deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë zëvendësuar deputetët të cilët janë zgjedhur kryetar komunash.
Rashit Qalaj dhe Isak Shabani, janë deputetët e rinj të cilët kanë zëvendësuar Bedri Hamzën dhe Fadil Nurën.
Kujtojmë se Bedri Hamza në zgjedhjet lokale është zgjedhur kryetar i komunës së Mitrovicës, kurse Fadil Nura është zgjedhur kryetar në komunën e Skenderajt. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























