Një burrë nga Florida është filmuar duke vrapuar në një stacion të zjarrfikësve në Jacksonville, Florida, dhe duke kapur një aligator.

Mike Dragich tha se ai u thirr në stacionin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Jacksonville sepse aligatori 2.4 metra që kishte jetuar në një pellg pranë stacionit po i pengonte punëtorët e qytetit, përcjell Telegrafi.


Dragich, i njohur si "Blue Collar Brawler" përfundoi duke ndjekur aligatorin dhe si përfundim e nxori atë nga vendi ku fshihej.

Ai u përlesh me zvarranikun derisa një zjarrfikës mund ta siguronte atë me një shirit. /Telegrafi/