Çfarë fjalimi! Me thirrje, paralajmërime, lutje, kërkesa. Kancelarja gjermane Angela Merkel, si kurrë më pare, bëri thirrje për masa më të forta në betejën me koronavirusin. Madje gati sa nuk kaloi në sarkazëm: “Nëse para krishtlindjeve do të vijojmë të kemi kaq shumë kontakte dhe më pas do të kalojmë festën e fundit me gjyshet e gjyshërit, atëherë me siguri që do të pendohemi.”
Festa e fundit, sepse nipërit dhe mbesat, veç dhuratave, mund të sjellin edhe virusin. Merkel përmendi numrin e vdekjeve të raportuara zyrtarisht në Gjermani atë mëngjes: 590 brenda 24 orëve – një rekord i trishtë. Dhe sikurse edhe shkencëtarët e Leopoldinës dhe ekspertët e tjerë, ajo kërkoi mbyllje para Krishtlindjeve dhe mundësisht edhe mbylljen para kohe të shkollave. Sa më pak kontakte, madje më mirë asnjë kontakt jashtë familjes. Disipline. Më shumë disiplinë se më parë.
Në fakt, kjo ishte deri diku kalim kompetencash: kryeministrat janë sovranët e landeve dhe janë ata që i rregullojnë detajet e masave kundër koronës në landet e tyre. Kancelarja, e cila zakonisht është objektive, po lufton tani në Bundestag me të gjithë autoritetin e saj kundër pandemisë dhe në mbrojtje të atyre që janë më të kërcënuar, grupet e rrezikuara. Fjalimi i saj u prit me duartrokitje të gjata nga deputetët e Unionit.
Në të vërtetë ky fjalim kishte një si atmosferë ndarjeje. Si kancelare federale, Angela Merkel ka dalë 16 herë në këtë foltore për të shpjeguar, mbrojtur, promovuar dhe miratuar buxhetin federal. Pas gjase, të mërkurën ajo mbajti fjalimin e fundit. Këtë aspekt e përmendën vetëm folësit e populistes së djathtë, AfD. Secila dhe secili prej tyre janë të gëzuar, që Merkel nuk do të jetë më përgjegjëse për buxhetin. Por vetëm ata janë të gëzuar për këtë fakt.
Për disa vjet me radhë, buxheti i Gjermanisë ishte pa borxhe. Për një kohë të gjatë, Merkel kishte koalicione të ndryshme që punonin drejt kësaj pike, dhe që nga viti 2014, ish-fizikantja gjermano-lindore ishte ajo që me krenari do të deklaronte se e kishte menaxhuar buxhetin si një amvisë shvabiane: pa borxhe të reja. Pastaj erdhi pandemia. Dhe, ato kohëra ikën. Erdhi buxheti i koronavirusit. Me 180 miliardë euro borxh, nga 498,6 miliardë euro gjithsej.
Por, nuk është vetëm buxheti i Gjermanisë ai që do të dalë nga drejtimi që kishte dashur t’i jepte kancelarja Merkel. Është edhe Evropa, që ajo e ka aq për zemër, që gjithashtu po tronditet. Gjermania deri në fund të vitit do të ketë kryesinë e radhës së BE-së, dhe këtë javë ajo do të drejtojë samitin e fundit të saj në Këshillin e BE-së. Këtu ka një sërë çështjesh që e presin: Si do të funksionojë Brexit-i, dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga tregu i brendshëm i BE-së në fund të vitit – kjo është ende e hapur. Si do të duket buxheti i BE-së në të ardhshmen – deri në momentet e fundit ishte ende i rrezikuar nga Polonia dhe Hungaria.
Dhe, së fundi, është edhe politika globale që po riorganizohet, me një Kinë gjithnjë e më të fortë, me një Rusi si gjithmonë kundër, me SHBA-të aleate të paparashikueshme për momentin, me Turqinë, si partnere e tjetërsuar e Evropës. Dhe presidenca gjermane e Këshillit të BE-së nuk i ndryshon dot asnjërën nga këto.
Mund të kishte shkuar shumë më mirë ky dhjetor për kryetaren e qeverisë gjermane: Kancelarja do të shkruante një fjalim fushate parazgjedhore, ku do të raportonte me krenari për zeron e buxhetit, Por në këtë moment, nuk dihet madje as se kush do ta drejtojë partinë e saj, CDU-në. E megjithatë, ishte mbresëlënëse se si 66-vjeçarja u prezantua në parlament: me empati, emocione dhe – kur njëra nga gratë e AfD-së, i ndërhyri me thirrje nga salla, – edhe me patos.
Kjo tregon se ajo po lufton! Merkel po lufton kundër pandemisë edhe për jetën e mijëra njerëzve të moshuar. Ajo po lufton për të ardhmen e këtij vendi. Ajo po lufton sepse dëshiron të bindë jo vetëm kryeministrat e landeve, por edhe qytetarët e saj që ende ndalen në stendat e verës së nxehtë duke bërë muhabet. Respekt për këtë betejë të fundit. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A