Këngëtari Besnik Qaka kohë më parë u fejua, teksa ishte pjesë e dasmës së fundit shumë të përfolur të Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës.

Frontmeni i NRG bend ishte prezent në dasmën e madhe të mbajtur në Shqipëri të Getoarit dhe Marinës.


Madje, ata në një pjesë të konsiderueshme të mbrëmjes performuan, duke ndezur atmoferën.

Marina Geti e1505063609481  1

Natyrisht, nuk ka munguar as urimi nga frontmeni, Besnik Qaka, i cili tha se ishte kënaqësi të performojë në dasmën e shokut të tij, Getit.

“Ishte kënaqësi dhe nder që të jem pjesë e dasmës së shokut tim, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca. Urime dhe u trashëgofshit dhe paqit jetë të gjatë e të lumtur”, ka shkruar Besniku në urimin e tij mjaft të gjatë.

Besnik Qaka kohë më parë i dha fund beqarisë duke u fejuar me të dashurën, Lolita Begollin.

Ndoshta Besniku është inspiruar për një martesë për vete, edhe pse nuk ka shumë kohë që është fejuar me bukuroshen bionde nga Peja. /Telegrafi/