LAJMI I FUNDIT:

Besnik Bislimi priti në takim ambasadorin zviceran Jean-Hubert Lebet

Besnik Bislimi priti në takim ambasadorin zviceran Jean-Hubert Lebet

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka pritur në takim njohës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë Jean-Hubert Lebet, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve.

Ministri Bislimi duke falënderuar ambasadorin Jean-Hubert Lebet për mbështetjen e deritanishme të shtetit të Zvicrës për Kosovë e informoi atë për zhvillimet në buxhetin e Kosovës duke pasur parasysh prioritetet e Qeverisë Kurti, si dhe mbështetjen e zhvillimit të sektorit privat.

Ai gjithashtu shprehi gatishmërinë e tij dhe institucionit që drejton për thellimin e bashkëpunimit me shtetin e Zvicrës, sidomos në projektet të cilat kanë për qëllim mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.


Ndërsa, ambasadori zviceran Jean-Hubert Lebet e uroi Ministrin Bislimi për pozitën dhe gjithashtu i shprehi përkushtimin e tij dhe të shtetit zviceran për rritjen e bashkëpunimit me Ministrinë e Financave, për vazhdimin e projekteve të përbashkëta, veçanërisht në fushën e menaxhimit të ujërave. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Një erë fryn, këtu ndalet rryma”, bizneset e dëmtuara nga ndërprerjet e energjisë

“Një erë fryn, këtu ndalet rryma”, bizneset e dëmtuara nga ndërprerjet e energjisë

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Ekonomi
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM

Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM

Ekonomi
Revista Time nderon figurat më me ndikim për vitin 2024, mes tyre është edhe sipërmarrësi i suksesshëm shqiptar

Revista Time nderon figurat më me ndikim për vitin 2024, mes tyre është edhe sipërmarrësi i suksesshëm shqiptar

Ekonomi
Kalo në kategori