Besimi-Ruhe: Investimet kapitale prioritet kryesor i Qeverisë, BERZH-i me përkrahje kryesore financiare për projektet në sektorin publik
“Qeveria është e angazhuar fuqishëm për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve dhe mjedisit afarist. Investimet kapitale janë një nga prioritetet kryesore në programin qeveritar”.
Këtë e porositi ministri i Financave, Fatmir Besimi në takimin me drejtoreshën e Bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim – BERZH për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Charlotte Ruhe dhe shefin e Zyrës së BERZH-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Andi Aranitasi.
Në takimin e sotëm, informojnë nga Minisitria e Financave, temë e bisedës ishin aktivitetet që janë ndërmarrë për realizimin e projekteve që janë të mbështetura financiarisht nga BERZH-i në pjesën për modernizimin e infrastrukturës rrugore, lidhjen hekurudhore me Bullgarinë dhe Shqipërinë, ndërtimin e infrastrukturës komunale, mbrojtjen e mjedisit jetësor, si dhe energjetikën.
“Struktura e shpenzimeve në buxhet po ndryshon, me theks në investimet kapitale. Në dy vitet e fundit, buxheti ka qenë në përputhje me rregullin e artë, gjegjësisht investimet kapitale janë në nivel më të lartë se deficiti buxhetor. Këtë vit janë planifikuar 800 milionë euro për investime kapitale. Mjetet do të destinohen për intensifikimin e realizimit të projekteve infrastrukturore, gjegjësisht për investime në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, infrastrukturën energjetike dhe komunale, si dhe investime kapitale për përmirësimin e kushteve në sistemin shëndetësor, arsimor dhe social, bujqësi, kulturë, sport, mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe gjyqësor”, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.
Ministri theksoi masat që ndërmerren për realizim më efikas dhe më efektiv të shpenzimeve kapitale, duke përfshirë vendosjen e mekanizmit CAPEF, krijimin e njësisë së re organizative për vlerësimin e investimeve në kuadër të MF-së – PIMA, si dhe krijimin e Komitetit të ri drejtues në nivel të Qeverisë, që do të përcaktojë prioritetin e projekteve për financim etj.
Në këtë takim, ministri Besimi potencoi se e rëndësishme dhe kyçe është përkrahja që Qeveria e merr nga institucionet ndërkombëtare financiare gjatë realizimit të projekteve të tilla.
Përveç kësaj, ministri Besimi theksoi se BERZH-i është institucion financiar me portofol prej rreth 900 milionë eurove në projekte aktuale në sektorin publik, ndërsa deri më tani ka aprovuar 171 projekte në vlerë të përgjithshme prej 1.5 miliardë eurove, ku 86% janë për sektorin publik.
Ndër projektet prioritare, ku për realizimin e të cilave qëndron pas Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim janë: pjesa hekurudhore e Korridorit 8 drejt Bullgarisë; rruga Kriva Pallankë – kufiri me Bullgarinë; rruga Kërçovë – Bukojçan; aksi i autostradës Shkup – Bllacë, kufiri me Kosovën. Po ashtu, kjo bankë ka shprehur interes për përfshirjen e saj në financimin e projektit për ndërtimin e pjesës perëndimore të Korridorit hekurudhor 8, pjesa Kërçovë – Strugë. Përkrahje të rëndësishme ka edhe për realizimin e projektit për ndërtimin e interkonektorit me Greqinë, ndërtimin e pjesëve të gazsjellësve Shën Nikollë – Veles dhe Gostivar – Kërçovë, projektin për menaxhimin e mbetjeve të ngurta, si dhe pjesëmarrjen në projektin për stacionin e filtrimit në Shkup, për të cilin sot u nënshkrua marrëveshja prej 70 milionë eurove për grant WBIF nga BE-ja, ku pjesëmarrja e BERZH-it për realizimin e këtij projekti është në vlerë prej 58 milionë eurove.
Në takim u theksua se vendosja e bashkëpunimit të suksesshëm do të vijojë edhe në të ardhmen në projekte që do të kontribuojnë për zhvillimin e vendit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025