Vajza e heroit të kombit Hamëz Jashari, Besarta, në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka rrëfyer bisedën që ajo ka pasur me ushtrinë serbe pasi ata e kishin marrë atë.

Pasi i kishin vrarë të gjithë anëtarët e familjes, serbët kishin vërejtur se Basarta kishte mbijetuar dhe e kishin marrë atë me vete për të nxjerrë informacione të reja për familjen e saj.


“Edhe në shtëpi edhe në fabrikën e municioneve ku më dërguan më pas, më kanë pyetur vazhdimisht për bacën Adem dhe babin se a janë gjallë ata. Pyetjet mi kanë bërë në gjuhën shqipe”.

Pjesëtarja e Familjes Jashari tregon se ajo asnjëherë nuk u kishte treguar të vërtetën serbëve dhe u kishte thënë se ata kanë ikur dhe se nuk ishin vrarë në atë luftë.

“Mua më erdhi një ide duke u thënë se baçi Adem dhe babi kanë shkuar moti në Gjermani te pjesa tjetër e familjes”, tha Besarta, përcjell Telegrafi.

Ajo tregon më tej se pas një dite, serbët atë e kishin lënë të lirë bashkë me një familje tjetër që e kishin marrë peng.

“Na kanë lëshuar në rrugë bashkë më një familje tjetër dhe na kanë thënë se mund të largoheni”.

besartaaa  1

Gjatë gjithë periudhës së luftës, Besarta tregon se ka qëndruar në Kosovë në qytete të ndryshme.

“Gjatë luftës kam qëndruar në rrethinat e Skenderajt, Mitrovicës dhe Vushtrrisë, varësisht se si zhvendosej lufta”, tregoi më tej Besarta Jashari./Telegrafi/