Ka marrë ftesë nga një agjenci gjermane për të modeluar, ndërsa ditë më parë, ka diplomuar për Menaxhment në AAB. Paralelisht me këtë, Besa udhëheq edhe një OJQ që ndihmon njerëzit në nevojë, e së fundi, ajo është paraqitur edhe në aktivitete të të drejtave të njeriut.
Sebahate Shala
E thjeshtë, plot nur dhe mbi të gjitha – e mençur. Kështu mund ta përkufizosh, sapo fillon bisedën me të. Për bukurinë e falenderon Zotin, për mençurinë dhe vetëdijësimin – veten dhe familjen, të cilës i obligohet. Besa Gashi, Miss Kosova 2006 nuk është njëra nga ato misset, bukuria e të cilave, përfundon në momentin kur hapin gojën. Epo, është e kundërta!
Ajo përveç sharmit, e ka edhe inteligjencën. Këtë e ka dëshmuar edhe në studime, të cilat sapo i ka përfunduar. Besa ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në AAB – drejtimi Menaxhment, dhe ende pa e shijuar diplomimin, ka marrë një ftesë shumë të rëndësishme.
“Brenda dhjetë ditësh, udhëtoj për në Gjermani. Kam ftesë prej një agjencie gjermane të modelimit – ata po kërkojnë një fytyrë të re dhe të pakonsumuar për publikun. Detajet do t’i publikoj, pasi të kthehem”, tha Besa në një bisedë për Lajm.
Përveç reklamimit të rregullt që bën për "Mini – Maxi Hipermarket", Besa bashkëpunon edhe me agjenci dhe kompani të ndryshme vendore, ndërsa është e vetmja modele që e ka prezantuar Kosovën si shtet në “Fashion TV”, përmes Agjencisë “Kosova Models”. Ajo ndërkaq, udhëheq edhe OJQ-në “Besa Gashi&Friends”, një organizatë humanitare që ndihmon njerëzit në nevojë.
“Kemi realizuar tri projekte humanitare – një në dhjetor të vitit të kaluar me ‘SOS Kindedorf’, pastaj një në Drenicë, ku kemi ndihmuar njerëzit në nevojë, invalidët dhe familjet e dëshmorëve”.
Me gjithë punën që bën, Besa nuk është shumë mediale, meqë nuk i pëlqen të ekspozohet për gjithçka që bën. Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen së fundi, ndërkaq është prezenca e saj në aktivitete të karakterit të të drejtave të njeriut apo atyre që kanë qëllim – drejtësinë. Herën e fundit, ajo u paraqit në aktivitetin e një grupi të artistëve të Kosovës, të cilët vendosën sllogane dhe afishe para Gjykatës Supreme dhe EULEX-i, me kërkesë “Drejtësi për Çlirimtarët – Burim dhe Arsim Ramadani, Arben dhe Jeton Kiçina” si dhe në protestën e 30 marsit.
“Kam arsye shumë të fortë për këtë. Këta djem, së pari i kam familje, pastaj kauza e tyre është e drejtë. Nëse nuk kemi mundësi tjera, atëherë të paktën moralisht mund t’i ndihmojmë. Po shohim çdo ditë se si shkelen të drejtat e njeriut në Kosovë, kurse njerëzit i kanë mbyllur veshët e sytë dhe nuk duan të shohin asgjë”.
Për këto aktivitete, Besa ka marrë mbështetje dhe përgëzime edhe nga kolegët, të cilët e shtyjnë të vazhdojë tutje, ndërsa vetë ka ndikuar tek kolegët që ta përkrahin këtë kauzë.
Ajo nuk do të ndalet me kaq. Do të fokusohet më shumë në aktivitete humanitare dhe të të drejtave të njeriut, si ambasadore e vullnetit të mirë, përveçë se ende mbetet Miss i Kosovës.
“Ende në Kosovë nuk ka Miss me licencë. Pra ende e mbaj Kurorën e Missit të Kosovës, zyrtarisht. Kam folur me zyrtarët e Ministrisë së Kulturës, dhe ata më kanë thënë se të gjitha organizimet e viteve të fundit për Miss Kosova janë të palicencuara”. /Gazeta Lajm/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?